Shkurt.ch
Sulmi në tren kërkon koncept të ri të sigurisë në hekurudhat zvicerane
Shtrohet nevoja që prania në stacione të ndahet barabarësisht brenda 24 orëve të ditës. Në veçanti në stacionet e vogla hekurudhore njerëzit e sigurisë duhet të jenë të pranishëm jo vetëm natën por edhe ditën (sulmi i rëndë ka ndodhur gjatë ditës, në orën 14)
Sulmi që ka ndodhur të shtunën në një tren në lëvizje afër stacionit në Salez, kantoni St. Gallen, i cili u ka shkaktuar plagë shtatë personave ka shtyrë autoritetet të rimendojnë konceptin e sigurisë të kompanisë së angazhuar për siguri në hekurudhë.
Siç shprehet udhëheqësi i saj Martin Graf për gazetën “Schweiz am Sonntag”, shtrohet nevoja që prania në stacione të ndahet barabarësisht brenda 24 orëve të ditës. Në veçanti në stacionet e vogla hekurudhore njerëzit e sigurisë duhet të jenë të pranishëm jo vetëm natën por edhe ditën (sulmi i rëndë ka ndodhur gjatë ditës, në orën 14).
Përmes patrullimeve që do të bëheshin pasditeve do të pengoheshin edhe deliktet si vjedhjet. Kjo gjë është e mundur edhe pa shtim të numrit të personalit. Por, ka shtuar ai, është sfidë reduktimi i prezencës sonë në net të caktuara.
Ndërmarrja Federale e Hekurudhave SBB nuk e mbështet një koncept të tillë, ndryshe nga ndërmarrja tjetër, BLS.
I dëshpëruar nga sulmi i djeshëm është shprehur edhe drejtori i Federatës së trafikut publik lokal VöV, Ueli Stückelberger. Ai thotë për gazetën “Schweiz am Sonntag” se “në këto përmasa kjo që ka ndodhur është diçka e re. Për të pasur një ndjenjë sigurie te pasagjerët në të ardhmen duhet siguruar që trenat të jenë të pastër dhe para së gjithash me prani të mjaftueshme të personelit të sigurisë. Shumë trena lokalë ndërkaq aktualisht nuk kanë fare personel sigurie gjatë ditës.
E-Diaspora
-
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova Leje më të gjata pune dhe kushte më të mira për punëtorët e huaj në Kroaci... -
Strasbourg
Dy vajza shqiptare nga Kosova shpëtohen nga zjarri në Strasbourg -
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026











