Bota
Sulmohet Ambasada e Kosovës në Stockholm
Persona të panjohur kanë sulmuar me mjete të forta Ambasadën e Kosovës në Stockholm.
Persona tash për tash të panjohur e kanë sulmuar me mjete të forta Ambasadën e Kosovës në Stockholm, Suedi, transmeton Koha.net, përcjell Albinfo.ch
Me këtë rast është thyer xhami i një dritareje të ndërtesës ku është e vendosur Ambasada e vendit tonë.
Ministria e Punëve e të Jashtme, përmes një kumtese për medie, e ka dënon sulmin ndaj objektit të Ambasadës së Kosovës në Stokholm dhe njëkohësisht falënderon autoritetet suedeze për reagimin e shpejtë dhe bashkëpunimin e ngushtë në lidhje me këtë rast.
Ky është sulmi i dytë ndaj Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm që nga hapja e saj në vitin 2009.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë











