Shkurt.ch
Sulmojnë brutalisht një person me shkopinj bejsbolli
5-6 persona nga Ballkani kanë ardhur nga Gjermania në Zvicër par ta kthyer atje një vajzë 19-vjeçare që nuk donte të martohej
E shtuna mbrëmë ka qenë një teatër dhune të paparë për një zonë të qetë banimi në Mont, të kantonit Vaud, njofton «20 Minutes». Ngjarja e dhunshme ka ndodhur kur nga dy vetura nga Gjermania kanë zbritur 5-6 persona me prejardhje nga Ballkani, të cilët kishin ardhur ta kthejnë një vajzë 19-vjeçare, e cila nuk ka pranuar të martohej.
Fqinjë të lagjes tregojnë se kur vëllai i personit që e kishte strehuar vajzën është futur në ndërmjetësim, personat në fjalë e kishin sulmuar me shkopa bejsbolli, duke e goditur në kafkë, nga pasojat e të cilave villte. Bashkëshortja e të përdhunuarit, e cila ka qenë e pranishme me fëmijën, është dëgjuar duke qarë dhe bërtitur.
Çdo gjë duket të ketë shkuar shumë shpejt. Sulmuesit kanë ikur me vrap, por policia ka arritur t’ i ndalojë shumë shpejt. Sulmuesit janë prangosur në trotuar në pritje të gjetjes nga policia të shkopinjve të bejsbollit që i kishin hedhur gjatë rrugës.
Viktima e kësaj dhune është transportuar në spital.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij









