Futboll

Super gol nga Shaqiri

Ky ishte goli i 11-të në 30 javë për futbollistin shqiptar. Shaqiri gjithashtu, ka dhuruar edhe 10 asistime

Xherdan Shaqiri është rikthyer te goli në elitën e futbollit zviceran.

Ai në ndeshjen realizoi një gol fantastik në barazimin 3:3 ndaj Young Boys, transmeton albinfo.ch.

34-vjeçari rrëmbeu skenën në minutën e 41-të të sfidës, duke shënuar golin e 2:1.

Ky ishte goli i 11-të në 30 javë për futbollistin shqiptar. Shaqiri gjithashtu, ka dhuruar edhe 10 asistime.

Ai u shpall edhe futbollisti i ndeshjes.