Futboll
Superliga e Zvicrës flet shqip, shënojnë Ajeti, Kasami dhe Krasniqi
Ky gol i ndihmon të jetë në vendin e parë të shënuesve më të mirë në Zvicër me 16 gola, një më shumë se Hoarau, i cili gjithashtu shënoi këtë javë, por humbi një penallti
Futbollistët shqiptarë edhe një herë ishin vendimtar për skuadrat e tyre në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Zurich ka mundur Baselin me rezultat 4:1, ku golin e vetëm për Baselin e ka shënuar sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti. Ky gol i ndihmon të jetë në vendin e parë të shënuesve më të mirë në Zvicër me 16 gola, një më shumë se Hoarau, i cili gjithashtu shënoi këtë javë, por humbi një penallti.
Toni Domgjoni, Mirlind Kryeziu e Izer Aliu luajtën titullarë për Zurichun.
Pajtim Kasami dhe Ermir Lenjani me ekipin e Sionit arritën fitore të rëndësishme, duke mundur me rezultat 3:2 kundër St. Gallen, në ndeshjen e javës së 34-t të Kampionatit të Zvicrës.
Kasami shënoi gol në minutën e 19-të. Ai u zëvendësua në fund të pjesës së parë, kurse Ermir Lenjani luajti tërë takimin.
Shkëlqim Demhasaj, Idriz Voca luajtën të plotë për Luzernin dhe Nedim Bajrami titullarë e Gjelbrim Taipi nga minuta e 72-të për Grasshoppersin. Ndërkohë, Lausanne si vendas humbi me 2:0 nga Thun. Andi Zeqiri e Benjamin Kololli ishin titullarë. Kololli u zëvendësua në minutën e 60-të, po këtë minutë futet në lojë Mersim Asllani. Lausanne bie përfundimisht nga liga. Young Boys e mposhti me 3:1 Luganon. Jetmir Krasniqi në minutën e pestë realizoi për Luganon. Krasniqi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 13-të dhe u zëvendësua në atë të 75-tën.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih Startup-i “Azygos”, i themeluar nga vëllezërit Agron dhe Driton Knepper në bashkëpunim me Lukas Arnold, do... -
Gjenevë: Punonjësit e kujdesit pas-shkollor në grevë për paga dhe kushte më të mira -
Rriten kostot e trajtimit psikiatrik në Zvicër, vajzat dhe të rejat më të prekura -
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit












