Lajme
Surroi: “Politika kosovare, më e kriminalizuara në Evropë”
Me negociatat Kosovë-Serbi do të prodhohej diçka qe do të vazhdojë të negociohet në vijimësi, ka deklaruar publicisti Veton Surroi
Publicisti Veton Surroi ka thënë se politika kosovare është më e kriminalizuara në Evropë, ndërsa efekti i negociatave që është arrit në Bruksel do të vazhdoj të diskutohet për vite të tëra.
Këto komente kryetari i Bordit të Klubit për Politikë të Jashtme (KPJ) i ka bërër në emisionin Rubikon në KTV.
Ai tha se ka kohë që kishte paralajmëruar se me negociatat Kosovë-Serbi do të prodhohej diçka qe do të vazhdojë të negociohet në vijimësi. Surroi po ashtu e ka quajtur fat të keq për Kosovën që në këto bisedime ka pasur një strukturë të dobët negociuese.
Ai e ka quajtur të pashembullt ndërhyrjen e qeverisë në punën e gjyqësorit në rastin e “Grupit të Drenicës”. Sipas tij, është gjykata dhe historia që do të vërtetojnë nëse lufta dhe individët e saj kanë qenë të pafajshëm.
Publicisti Surroi ka shpalosur edhe detaje të romanit të tij të parë “Miliarderi” që flet për kohën e dhunës, të dashurive dhe të përcjelljes së kursit të markës dhe të frangut.
Procesin e shkrimit për “Milarderin” që e kishte nisur më 2011 e ka përshkruar si azil nga përditshmëria sidomos ajo politike.
Madje kjo gjendje evolutive nga gazetaria në letërsi, ka thënë se po e bën të ndihet shumë rehat. Surroi ka bërë të ditur se në këtë fushë po e gjen veten dhe ka shprehur nevojën që edhe më tutje të vazhdojë me disa projekte të tjera të ngjashme.
Ndryshe, Veton Surroi, themeluesi i gazetës “Koha Ditore” dhe televizionit kombëtar “Koha Vizion”, kohën e fundit po merret vetëm me publicistikë, ndërsa paraqitja e tij para medieve është rralluar dukshëm. Ai u “pensionua” nga politika, pasi që lëvizja e tij politike u shpartallua pas dështimit për të kaluar pragun zgjedhor.
Vetë Surroi ishte iniciuesi i pragut zgjedhor, madje për të paren herë e aplikoi fushatën politike “derë më derë”, por që nuk i dha rezultat.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










