Shkurt.ch
Suva heq dorë nga detektivët për zbulimin e abuzimit me sigurimin
Si masë e menjëhershme pas një vendimi të Strasburgut Suva ka vendosur që të mos urdhërojë më raste të reja të observimit përmes detektivëve
Suva, Zyra Federale për sigurim nga aksidentet do të heqë dorë përkohësisht nga angazhimi i detektivëve për zbulimin e keqpërdoruesve, shkruan sda.ch. Këtë veprim ajo është detyruar ta marrë pas vendimit të Gjykatës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Strassburg. Kjo gjykatë i ka dhënë të drejtë një qytetareje 62 vjeçare të Cyrihut e cila ishte ankuar për sulm mbi të drejtën e privatësisë, transmeton albinfo.ch. Gjykata ka konstatuar se Zvicrës i mungon baza e mjaftueshme ligjore për të bërë përgjimin e të siguruarve.
Kështu, ajo e ka gjykuar si shkelje të të drejtës për jetë private angazhimin e një detektivi privat për të përgjuar gruan në fjalë, që ka qenë viktimë e një aksidenti.
Rastin e ka konfirmuar Suva sot me një komunikatë ku ka deklaruar se e ka pranuar njoftimin për këtë vendim nga Strasburgu. Dhe, si masë e menjëhershme Suva ka vendosur që të mos urdhërojë më raste të reja të observimit përmes detektivëve, përcjell albinfo.ch. Ajo dëshiron që njëherë të analizojë vendimin dhe të shqyrtojë me kujdes konsekuencat e mundshme. Pas kësaj Suva do të vendosë për veprimet e mëtejshme.
Deri më tash Suva ka angazhuar detektivë privatë në raste të veçuara. Brenda vitit ata janë angazhuar në 10 deri 15 raste. Ndërsa gjatë vitit 2015 Suva kishte shpallur si të dyshimta 574 raste të të siguruarve nga pasojat e aksidenteve.
Që nga koha kur e ka filluar angazhimin e detektivëve privatë, Suva, sipas të dhënave të saj, ka kursyer 117 milionë franga.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore Këshilli Kombëtar i Zvicrës ka rënë më në fund dakord të ndajë një milion franga shtesë... -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi











