Kosova
Sveçla: Grupe të tjera po stërviten në Serbi për sulme të mundshme ndaj Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka informata inteligjente se grupe të tjera janë duke u trajnuar në Serbi për sulme të mundshme ndaj Republikës së Kosovës.
“Kemi informata inteligjente se grupe të tjera janë duke u trajnuar, se jo vetëm Radoiçiqi, por edhe Veselinoviq do të jenë pjesë e sulmeve të ardhshme nëse ne do t’i lejojmë të ndodhin ato, me të vetmin qëllim që të shkaktojnë një situatë të re në terren, ku pozicioni i Serbisë do të përmirësohej në raport me qëllimin e tyre për ta shkatërruar Kosovën”, ka thënë Sveçla për KTV-në.
Ai shton se Kosova do të kërkojë ekstradimin e pjesëtarëve të grupit terrorit që sulmoi Policinë e Kosovës më 24 shtator.
“Jo vetëm ndaj tij, por edhe ndaj atyre që e kanë planifikuar këtë sulm ndaj sovranitetit territorial të Republikës së Kosovës, ne nuk do të ndalemi me kaq”, ka shtuar ai, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












