Shkurt.ch
SVP kërkon shtetësi “me afat provues”
Ndërkaq qeveria thotë se një "shtetësi me afat provues" është e kundërligjshme dhe krijon qytetarë zviceranë të ndarë në dy klasa
SVP ka ndërmarrë një inicviativë të re, sipas të cilës e drejta për shtetësinë zvicerane duhet të jepet me kusht, ose për një “afat provues”. Partia në fjalë i ka drejtuar qeverisë së Zvicrës një interpelacion lidhur me iniciativën e pëmendur.
Brenda afatit që do të miratohej, të gjithë atyre të huajve që tashmë u është njohur shtetësia, mund tu hiqet ajo, në rast se kanë kryer ndonjë vepër që ndiqet penalisht, shkruan blick.ch.
Ndërkaq Qeveria Federale është shprehur e vendosur kundër asaj që synon kjo iniciativë. Sipas përgjigjes zyrtare që ajo ka dhënë sot, një “shtetësi me afat provues” do të ishte e kundërligjshme dhe praktikisht do të krijonte qytetarë zviceranë të ndarë në dy klasa: njëra, e cila të drejtën e shtetësisë e ka fituar përmes natyralizimit, mund ta humbasë atë në rast gabimesh. Ndërsa tjetra, ajo që e ka këtë të drejtë me lindje ose me adoptim, nuk bie në pozicion që ta humbas shtetësinë zvicerane.
Një diferencim i tillë bie në kundërshtim me të drejtën zvicerane në fuqi, sipas të cilës të gjithë zviceranët kanë të drejta dhe detyrime të barabarta, thuhet më tutje në përgjigjen e Qeverisë. Veç kësaj, një zgjidhje e tillë do të binte edhe në kundërshtim me konventa të ndryshme ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut.
Me gjithë kundërshtimin që i ka bërë interpelancës së SVP-së, Qeveria Federale është po ashtu e bindur se duhen bërë ndryshime në fushën e natyralizimit të të huajve. Sipas një revidimi që ka dërguar për procedim në parlament, qeveria kërkon që në të ardhmen, të drejtën e shtetësisë zvicerane ta fitojnë vetëm të huajt e integruar mirë dhe me qëndrim të përhershëm (Vizë C).
Disa nga përcaktimet e të drejtës së reviduar për shtetësi do të hyjnë në fuqi më 1 mars. Njëri prej tyre kërkon që t`i merret shtetësia atij të huaji, i cili atë e ka fituar duke ofruar të dhëna të rrejshme ose duke fshehur ndonjë fakt të rëndësishëm nga jeta e tij. Bëhet fjalë për një afat prej tetë vitesh, ndërsa deri më tash një mundësi e tillë ka ekzistuar brenda afatit pesëvjeçar.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












