Jeta në Zvicër
SVP-UDC kundërshton “Iniciativën kundër zhvatësve”
Në kuvendin e kësaj partie të mbajtur në Balsthal të Solothurnit, Kundër iniciativës në fjalë kanë votuar 295 delegatë ndërsa Pro iniciativës, 160 sish
Delegatët e Partisë Popullore të Zvicrës (SVP-UDC) kanë votuar të shtunën me shumicë votash kundër Iniciativës së deputetit nacional pa parti, Minder, e cila ndryshe njihet si “Iniciativa kundër zhvatësve”.
Në kuvendin e kësaj partie të mbajtur sot në Balsthal të Solothurnit, Kundër iniciativës në fjalë kanë votuar 295 delegatë ndërsa Pro iniciativës, 160 sish.
Para mbajtjes së këtij kuvendi, iniciuesi Minder dhe shefi ideor i SBVP-së, Christoph Blocher kishin debatuar rreth iniciativës së përmendur. Minder e kishte konsideruar si të mangët kundërpropozimin që Qeveria Federale i kishte bërë iniciativës së tij, pasi që ai (kundërpropozimi) nuk parasheh masa ndëshkuese.
Nga ana tjetër Blocher ka thënë se kundërpropozimi në fjalë parasheh që menaxherëve parimisht t`u ndalohen shpërblimet dhe zhdëmtimet me rastin e fillimit dhe përfundimit të punës. Blocher ka shtuar se propozimet që i ka brenda saj iniciativa e Minder-it do t`u shkaktonin shumë dëme në të holla firmave të vogla.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje Qeveria zvicerane do të lejojë importimin e 240 milionë vezëve shtesë në vend me tarifa të... -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026?











