Shkurt.ch
SVP-UDC: “Një zanat për mësuesit”
Ata që do të bëhen mësues duhet të përcillen dhe të udhëhiqen nga arsimues me përvojë, thonë në SVP-UDC
SVP-UDC është shprehur kundër “akademizimit” të kualifikimit për mësues. Këtë qëndrim e ka nxjerrë kuvendi i jashtëzakonshëm i kësaj partie i mbajtur sot në Ebnat-Kappel. Sipas SVP-së personat që duan të bëhen mësues, duhet të mbarojnë shkollat profesionale (të zanatit).
Kjo, për shkakun se, siç ka thënë ministri federal nga kjo parti, Ueli Maurer, ata duhet të jenë të përgatitur për përditshmërinë praktike dhe profesionale.
Shkollat e larta pedagogjike kanë dështuar, vlerëson një politikane e SVP-së, përgjegjëse për arsim. Ata që do të bëhen mësues duhet të përcillen dhe të udhëhiqen nga arsimues me përvojë, ka thënë ajo, bën të ditur drs.ch.
Por, federata e shoqatave të mësuesve të Zvicrës ka mendim tjetërfare. Akuza sipas të cilës arsimimi i mësuesve në Zvicër vuan nga akademizmi i tepruar dhe nga mangësia e praktikës, është e gabuar. Kështu ka thënë kryetari i kësaj federate, Beat W. Zemp.
“Mësuesit gjatë kualifikimit të tyre sot kalojnë më shumë kohë në klasa me nxënës se sa e kanë bërë këtë më parë, kur janë shkolluar në seminare”. Dhe përveç kësaj, edhe dija akademike është e rëndësishme, ka shtuar ai.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena












