Lajme
Swiss u ofron pasagjerëve garancinë për kthim në raste urgjente
Garancia e fluturimit të kthimit vlen për të gjithë klientët, pavarësisht nga klasa e udhëtimit dhe nga çmimi i biletave të rezervuara
Kompania ajrore zvicerane Swiss ka vendosur që udhëtarëve të saj t`ua ofrojë një garanci për fluturimin e kthimit. Kjo garanci duhet të vlejë për të gjitha rrugët ajrore evropiane, shkruan srf.ch.
Kompania dëshironte që me këtë veprim t’u ofronte klientëve siguri shtesë gjatë periudhës së koronavirusit, transmeton albinfo.ch.
Garancia e fluturimit të kthimit vlen për të gjithë klientët, pavarësisht nga klasa e udhëtimit dhe nga çmimi i biletave të rezervuara. Në raste urgjente, ata do të fluturojnë përsëri në Zvicër ose Gjermani dhe Austri me kompanitë ajrore të Lufthansa Group, (ku bën pjesë dhe Swiss), thuhet në komunikatë.
Pasagjerët pra do të kthehen në Zvicër, Gjermani ose Austri me linjat ajrore të përmendura brenda 48 orëve.
Ky nuk është reagimi i vetëm i Swiss sa i përket koronavirusit. Janë duke u zgjeruar disa oferta në një “paketë të gjithanshme”, siç e quan Swiss, përcjell albinfo.ch. Në mënyrë të veçantë kjo vlen për rastet kur udhëtarët nuk lejohen të hyjnë në destinacion për shkak se u është konstatuar rritja e temperaturës trupore.
Po ashtu edhe në rast se në vendin e destinacionit, një pasagjeri i kërkohet të mbyllet në karantinë pas testit pozitiv të koronavirusit, sigurimi mbulon shpenzimet e karantinës ose transportit të kthimit për qëllime mjekësore.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












