Kosova
SWISSCOY rritet përkohësisht me 35 pjesëtarë të rinj
Pas mbylljes së kampit të KFOR-it gjerman në Prizren, ku ishin vendosur edhe trupat zvicerane, Swisscoy duhet të gjejë një vend tjetër për të vendosur infrastrukturën dhe pajisjet e tij
Këshilli Federal në mbledhjen e mbajtur sot ka autorizuar Ministrinë e Mbrojtjes (VBS) që Kontingjentit Zviceran në Kosovë (Swisscoy) më së voni deri në fund të majit të vitit 2018 t`i shtohen maksimalisht 35 pjesëtarë të rinj. Ky përforcim i përkohshëm është i domosdoshëm për arsyen se Swiscoy do të ndërrojë vendqëndrimin e vet më të madh dhe në të njëjtën kohë duhet t`i përmbushë edhe më tej detyrimet ndaj KFOR-it, thuhet në një komunikatë të VBS.
Siç është raportuar tashmë, parlamenti, në sesionin e tij veror 2017 ia kishte zgjatur për deri në fund të vitit 2020 mandatin misionit ushtarak të Swisscoy-t në Kosovë. Për shkak të zhvillimeve në terren, misioni, brenda kësaj periudhe të mbetur do të reduktohet në mënyrë graduale, shkruan albinfo.ch. Me të njëjtin vendim, parlamenti i kishte dhënë qeverisë kompetencën që kontingjentin ta rrisë përkohësisht, në varësi nga nevojat konkrete.
Në kuadrin e përshtatjeve të dispozitivit të KFOR-it dhe si rezultat i vendosjes së re të prioriteteve, edhe trupat e shteteve tjera që veprojnë në kuadrin e KFOR-it po i reduktojnë kontingjentet e tyre. Kështu, Gjermania deri në fund të vitit 2018 do të mbyllë kampin e saj në Prizren dhe do t`i tërheqë ushtarët e stacionuar atje. Kështu, duke qenë se pjesa më e madhe e kontingjentit zviceran ka qenë që nga viti 2012 e strehuar në këtë kamp, Swisscoy duhet të gjejë një vend tjetër për të vendosur infrastrukturën dhe pajisjet e tij.
Në të ardhmen pjesa më e madhe e ushtarëve të Swisscoy-t do të vendoset në kampin e Novosellës (Vushtrri), shkruan albinfo.ch. Pasi që edhe gjatë kohës së zhvendosjes nga kampi i vjetër dhe vendosjes në të riun, trupa duhet t`i realizojë detyrat ndaj KFOR-it, Swisscoy-t i nevojitet përforcim. Dhe ky përforcim i përkohshëm prej 35 ushtarësh është caktuar për periudhën tetor 2017 – maj 2018. Ai do të përbëhet kryesisht nga ekspertë të logjistikës.
Krahas shumicës së ushtarëve që do të jenë në Novosellë, kontingjenti zviceran do të vazhdojë të jetë i pranishëm edhe në qendrën e Komandës së KFOR-it në Prishtinë dhe në Aeroportin e Prishtinës. Po ashtu do të vazhdojë misioni i mbikëqyrjes dhe i lidhjes në Mitrovicë, Zubin Potok, Malishevë dhe Prizren.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Parukierja me kombinim të pazakontë – prerje, larje dhe këshilla juridike Parukierja në Bernë, Geraldine Scherler ka “guxuar” me një kombinim të pazakontë. Pse të zgjidhni midis...
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h
-
AAK – dega në Zvicër zgjedh strukturat drejtuese
-
Incidentet raciste në Zvicër – në rritje, veçanërisht në shkolla