Futboll
Sylvinho: I kënaqur me lojën, por jo me rezultatin
Kuqezinjtë pësuan nga Suedia 1:0, derisa ditë më parë pësuan nga Kili 3:0
Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, pas ndeshjes miqësore ndaj Suedisë, takim i humbur 1-0, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
“Lojtarët janë pak në ankth, pasi 23 prej tyre do të shkojnë në Evropian. Kemi bërë një rrugëtim shumë të mirë, duke u kualifikuar me ndeshje të mira. Duhet të jemi të kënaqur e të lumtur që jemi kualifikuar në Evropian. Asani dhe Bajrami kishin një rol të dyfishtë nga krahët. Kjo skuadër është e re, lojtarë si Asllani, Mitaj që po marrin eksperiencë. Ne e pamë që Muçi mund të bënte më shumë, të ishte një sulmues në këtë rast. Kemi edhe lojtarë të rinj, si Muçolli e Hoxha, që janë në fillimet e tyre, e mund të japin shumë për Kombëtaren”, është shprehur trajneri brazilian.
“Ky është momenti për të vlerësuar lojtarët, rezultati është i rëndësishëm, por jo më i rëndësishmi. Sot bëmë një tjetër paraqitje nga ajo me Kilin. Mund ta kishim merituar fitoren. Sot provuam diçka ndryshe për të arritur te goli. Kishim shpejtësinë e Brojës, një penallti që na u mohua, e vështirë kur luan pa VAR, pasi ja si shkojnë gjërat. Shpejtësia e Brojës ishte shumë e rëndësishme sot.
Balliu ka luajtur disa ndeshje me ne, ndaj Moldavisë nuk ka qenë pasi ishte i dëmtuar. Ka marrë minutat e tij”, shtoi tutje ai.
I kënaqur me atmosferën e lojtarëve në grumbullim?
“Absolutisht shumë i kënaqur. Lojtarët kanë një atmosferë dhe konkurrencë të shëndetshme. Tani kthehen në klubet e tyre dhe kanë 2 muaj kohë për t’u përgatitur. Normalisht, kanë pak tension apo ankth për listën, por ky është futbolli. Raporti që ata kanë me stafin është shumë i mirë. Kemi punuar shumë në këtë pjesë, gjërat thuhen në sy dhe kështu kemi krijuar një marrëdhënie të shëndetshme me të gjithë”, përfundoi Sylvinho.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër Dokumentet e sapo publikuara në lidhje me skandalin e të dënuarit amerikan për abuzim seksual, Jeffrey... -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv












