Futboll
Sylvinho shpjegon zgjedhjet për Evropian
Menjëherë pas publikimit të listës me 27 futbollistë që do të grumbullojë para Evropianit, Sylvinho ka pranuar se ka qenë shumë e vështirë që të arrijë në këtë përfundim dhe ka falënderuar të gjithë futbollistët për gatishmërinë e treguar.
“Do të doja të falënderojë ata që deri tani kanë bërë rrugëtimin deri këtu. Respekti është për të gjithë ju. Përzgjedhja është bërë me një proces të gjatë studimi mbi karakteristikat që ka ky kompeticion. Është përgjegjësi e trajnerit të bëjë zgjedhjet, por fatkeqësisht nuk mund t’i marr të gjithë. Luajnë për 3 milionë njerëz që jetojnë në Shqipëri dhe mbi 10 milionë në botë. Zgjedhjet kanë qenë të vështira. Evropiani ka specifike të veçantë. Shkojmë për të zhvilluar vetëm tri ndeshje, është krejt ndryshe nga eliminatoret kur kishim 10 muaj për 8 ndeshje”, tha trajneri para se t’u përgjigjej pyetjeve, transmeton albinfo.ch.
Pse kjo zgjedhje dhe a keni ndonjë shqetësim për ndikimin e zgjedhjeve të forta si lënia jashtë e Uzunit apo Cikalleshit?
“Puna në kombëtare është ndryshe nga klubet. Në mars kishim dy miqësore, kombëtarja është e hapur për të gjithë. Në miqësore kemi provuar dy–tre lojtarë, kishim shumë pak kohë për të bërë eksperimente. Jam i bindur se dhoma e zhveshjes do të jetë “ok”, qetë, atmosfera do të jetë “ok”. Nuk kaq qenë e lehtë për mua për të bërë këto zgjedhje. Kemi marrë vendime për ta përballuar në mënyrën sa më të mirë të mundshme Evropianin”, shtoi tutje trajneri brazilian.
Në listë është një debutues, Medon Berishën, si dhe Amir Abrashi veteran. Çfarë mund të presim nga këta lojtarë dhe pse mungon Uzuni?
“Nuk ka qenë zgjedhje e lehtë për mua dhe për të gjithë lojtarët. Pashë listën e Spanjës, të gjithë janë në vështirësi. Parapëlqej të flas për. Abrashi i vetmi që ka luajtur në Evropian në 2016 ma jep përvojën dhe grintën që karakterizon këtë skuadër. Kemi një vit që e ndjekim Medon Berishën, dhe pas një punë të shkëlqyer që po bën që nga U-21 kemi vendosur ta thërrasim. Berisha do ta japë përgjigjen e tij në fushën e lojës”, shtoi tutje Sylvinho.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












