Shqipëria
Sylvinhos i dorëzohet pasaporta shqiptare
Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbolllit, Sylvinho Mendez, ka pranuar sot pasaportën shqiptare, e cila iu dorëzua nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Dorëzimi i pasaportës iu bë në mbrëmjen gala “Më të mirët 2023”.
“Është kënaqësi të marr pjesë në këtë mbrëmje gala, të vlerësojmë FSHF që na bëri krenarë me pjesëmarrjen në Euro 2024. Sot po i japim trajnerit të Kombëtares një kontratë legale të legalizuar nga FSHF. Unë po e legalizoj si shqiptar, besoj se kam edhe mbështetjen tuaj”, tha Begaj.
Ndërsa kryeministri shqiptar, Edi Rama, foli edhe për sukseset e paraardhësve të Sylvinhos.
“Ndjej nevojën për të falënderuar me gjithë zemër të gjithë ata që e mundësuan këtë sukses të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, përgëzimin dua ta filloj nga pak më larg, nga Gianni De Biassi, i cili është njeriu që na tregoi se kjo nuk është një ëndërr e pamundur. Dua ta vazhdoj me Edi Rejan. Të ndaloj një sekondë këtu, me Sylvinho: E njeh Presidentin e Shqipërisë? Presidentin tonë, jo të Brazilit, duhet të vish, sepse do të ta prezantoj. Atëherë, siç premtuam, sot duam të gjithë së bashku të të japim shtetësinë shqiptare”, tha Rama.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Zvicër
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros Çmime konfuze në Migros, ndërhyn SECO... -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso













