Kosova
Sytë nga Gjermania për liberalizimin e vizave për kosovarët
Gjermania sot edhe zyrtarisht merr kryesinë e Këshillit të Bashkimit Evropian, duke ngjallur shpresa të reja te populli i Kosovës rreth liberalizimit të vizave, përcjell albinfo.ch.
Ky proces ka ngecur pavarësisht se autoritetet në Kosovë janë të sigurt se kanë përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga institucionet evropiane.
Duhet theksuar se liberalizimi i vizave i është kërkuar që të ndodhë edhe emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili muajin e kaluar qëndroi për vizitë në Kosovë.
Krerët e shtetit e cilësojnë bllokimin e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës si të papranueshëm.
Javë më parë edhe një grup deputetësh të Parlamentit Evropian i dërguan letër kancelares Angela Merkel, ku i kërkuan që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës të vihet në agjendë gjatë Presidencës së BE-së nga Gjermania.
Fokus kryesor i presidencës gjermane do të jetë rimëkëmbja ekonomike pas goditjes që mori nga pandemia COVID-19, duke përfshirë këtu miratimin e Kornizës shumëvjeçare financiare dhe fondin për përballje me pasojat e pandemisë.
Ndryshe, Këshilli është organi kryesor vendimmarrës i BE-së. Së bashku me Parlamentin Evropian bart përgjegjësinë për miratimin e ligjeve të BE-së. Këshilli i BE-së përbëhet nga ministrat e qeverive nacionale të të gjitha shteteve anëtare të BE-së. Në takime marrin pjesë ministrat përgjegjës për temën që diskutohet.
Çdo gjashtë muaj, një shtet anëtar i ndryshëm merr përsipër presidencën e BE-së, që nënkupton kryesimin e këtyre takimeve dhe përpilimin e agjendës së përgjithshme politike.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Armët zvicerane janë të përdorura nga ICE në SHBA Armë të prodhuara në Zvicër janë përdorur nga agjentët e ICE në Shtetet e Bashkuara. Dy... -
Ujqër në Grisons, 12 tufa të konfirmuara -
Ku në Zvicër janë çmimet më të ulëta të shtëpive me një familje tani? -
Gruaja zvicerane dënohet me 5,000 CHF pasi nuk kishte kualifikim si udhërrëfyese -
Eksportet zvicerane arrijnë rekord në 2025-ën falë performancës së kimikateve dhe farmaceutikëve












