Kosova
Po pastrohen tabelat e reja në veri
Tabelat që tregojnë në shqip dhe serbisht emrat e vendbanimeve në veri të Kosovës, po pastrohen sot, pasi u shkarravitën me sprej, përcjell albinfo.ch.
Ministria e Infrastrukturës para disa ditësh vendosi t’i hiqte tabelat e vendosura nga Serbia dhe t’i zëvendësojë me ato të Kosovës.
Mediumi Kossev raporton se punëtorë të kësaj ministrie sot kanë pastruar tabelat që u lyen me bojë në Rudar dhe Grabovc.
Plani është që sot të pastrohen të gjitha tabelat deri në Jarinjë, shkruan ky medium.
Për sigurinë e punëtorëve po kujdeset Policia e Kosovës.
Tabelat e reja të komunikacionit në shqip zëvendësuan tabelat e mëparshme të Serbisë. Mirëpo, në më pak se 24 orë, tabelat e reja u shkarravitën me ngjyrë.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Rritet kriminaliteti në Graubünden Kriminaliteti në kantonin Graubünden ka shënuar rritje gjatë vitit 2025. Sipas statistikave të policisë kantonale, janë... -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana -
Cyrihu tenton sërish rritjen e pagave për politikanët lokalë, pas refuzimit nga qytetarët












