Shqipëria
Tabloidi anglez e rendit Shqipërinë ndër 10 destinacionet për 2019
Ashtu sikurse vitin e kaluar, edhe këtë vit shumë media botërore kanë nisur ta renditin bregdetin shqiptar si një ndër atraksionet turistike që duhet vizituar për vitin e ardhshëm.
Tabloidi anglez “Dailymail” ka përzgjedhur Kasmilin si një ndër 10 destiancionet kryesore që duhet vizituar për vitin 2019.
“Zonat e nxehta” të reja për udhëtarët e guximshëm janë identifikuar nga ekipi në faqen e udhëtimit tëBooking.com, shkruan gazeta.
Aty thuhet: “Ksamili është një fshat i vendosur në jug të Shqipërisë dhe nga të gjitha anët është një gur i bukur i fshehur. I ndodhur përgjatë Rivierës Shqiptare, ai ofron ujëra kristal të qartë, plazhe të izoluara dhe restorante të qetë. Atraksionet në afërsi përfshijnë Syrin e Kaltër, një liqen ku flluskat krijojnë ngjyra që duken si një sy dhe Butrintin, një qytet i lashtë dhe një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s’.
Përveç Ksamilit në Shqipëri, në listë janë edhe shkretëtira e Wadi Rum në Jordani, parajsa e paprishur e Bacalar në Meksikë, Samarkand Uzbekistan, Ouarzazate Morok, Palomino Kolombi, Mestia Gjeorgji, Kigali Ruanda, Leeuwarden Holandë dhe Nusa Penida, Indonezi.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












