Shqipëria
Tahiri: Italia nuk më heton, politikanët që kanë vjedhur nuk janë dënuar
Daljen para mediave për atë që ai e cilëson të vërtetën, Saimir Tahiri e lajmëroi herët në mëngjes, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Me vendimin e prokurorisë dhe gjykatës italiane në duar, që vendosi pushimin e hetimit për të, ish-ministri i Brendshëm, për rreth 20 minuta, shpjegoi para kamerave përse për më shumë se një vit zgjodhi që të heshtë mbi akuzat për trafik droge në bashkëpunim me grupin Habilaj, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Tahiri akuzoi për baltosje, gënjeshtra dhe gjyq publik, gazetarë, analistë, prokurorë, politikanë madje edhe ambasadorë: “Një orkestër e tërë që ndanin interesa politike e jo vetëm, u bënë bashkë ca të nënës e ca të njerkës, bilbila e kopila, se Saimir Tahiri duhej në burg, se nuk e thonin këta, por Antimafia italiane”.
Sipas Tahirit, Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka zgjatur afatin e hetimeve për të deri në fund të janarit, ka patur në dispozicion të gjithë kohën për të vërtetuar akuzat: “Unë them boll! 1 vit ishte mjaftueshëm. Tani nuk do hesht. E nëqoftëse nuk mjaftojnë 7 prokurorë, bëjini 70, vetëm mbaroni hetimet dhe tregoni të vërtetën. Siç bëri Prokuroria Antimafia e Italisë dhe gjykata atje. Deri tani është hetuar e gjithë jeta ime, familja ime, miq e të afërm, me kë jam takuar e me kë kam bërë pushime. Kush e si kam paguar dreka, darka, e pushime, madje edhe nëse kam paguar pushimet në Kavalishencën e Durrësit kanë hetuar”.
Tahiri gjithashtu akuzoi Lulzim Bashën, Sali Berishën dhe Ilir Metën se i kanë shpëtuar drejtësisë për vjedhje miliona euro e vrasje.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











