Kosova
Tahiri: Kurti prishi marrëdhëniet me SHBA-në
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për prishje të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një intervistë për Ekonomia Online ajo po ashtu kërkon sqarime nga Kurti se si vendi vazhdon të jetë nën masa ndëshkuese, përkundër që është sulmuar nga Serbia.
“E para është që ne u sulmuam në Banjskë nga Serbia agresore, çfarë na ndodhi? Kosova u ndëshkua, Serbia nuk u ndëshkua. I ka takuar Kurtit dhe qeverisë të dalë dhe t’i shpjegojë popullit të Kosovës si u bë që edhe të sulmuar, edhe të ndëshkuar, pra, Serbia, sulmuese e pandëshkuar. Këtë shpjegim zyrtar i takon ta bëjë Kurti para popullit të Kosovës. E dyta, çështja tjetër është që Kurti prishi marrëdhëniet me Amerikën duke mos u koordinuar për asnjë prej këtyre çështjeve të vogla që ka pasur, jo targat, jo tash dinari, pastaj është çështja e zgjedhjeve në veri që ishin legale, por nuk ishin legjitime. Dhe u desh Kurti të koordinohej mirë me partnerët Amerikanë, kush janë amerikanet na bënë shtet, është dashur që të jetë i koordinuar. Ky doli nga pozitat anti-amerikane që nuk e din pse i ka këto pozita anti-amerikane. Por sigurisht janë të dëmshme për shtetin e Kosovës”, ka thënë ajo.
Tahiri ka theksuar se është mirë që Amerika e ka bërë të qartë që ajo nuk është e “prishur” me popullin kosovar, por janë të “prishur” me qeverinë e Kosovës.
Ajo ka thënë se amerikanët bëjnë aleancë më të mëdhenjtë dhe jo me të vegjlit, sipas saj, në këtë rast “Kurti është i vogël”.
“Mua me vjen mirë që amerikanët e bënë të qartë që nuk jemi të prishur me popullin e Kosovës, por jemi të prishur me qeverinë e Kosovës. Me këtë rast me qenë që unë kam qenë ministre e Jashtme e Kosovës në kohën e okupimit dhe jam një prej njerëzve kryesor që e kam mbërritur aleancën strategjike me Amerikën. Po ju them një fjalë, amerikanët bëjnë aleancë me të mëdhenjtë, me ne si figurat siç isha unë, Rugova e Agani, nuk i prishin më të vegjlit, se Kurti është i vogël”, ka thënë ajo./Ekonomia Online
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil











