Lajme
Tajlanda paralajmëron: Përplasjet me Kamboxhian mund të përshkallëzojnë në luftë
Kryeministri në detyrë i Tajlandës, Phumtham Wechayachai, ka paralajmëruar se përplasjet mes vendit të tij dhe Kamboxhias mund të përshkallëzohen në luftë.
Ai ka thënë se në luftime tashmë po përdoren armë të rënda dhe përleshjet janë përhapur në 12 zona përgjatë kufirit, transmeton albinfo.ch.
Tajlanda ka akuzuar forcat e Kamboxhias se kanë qëlluar drejt zonave të banuara, ndërsa ky vend e ka akuzuar Tajlandën për përdorim të bombave kasetore, të cilat janë të ndaluara në pjesën më të madhe të botës për shkak të rrezikut që paraqesin për civilët.
Ministria e Brendshme e Tajlandës ka bërë të ditur se mbi 100.000 njerëz nga katër provinca kufitare janë larguar në 300 zona. Autoritetet e Kamboxhias nuk i kanë publikuar të dhënat e tyre.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












