Lajme
Takimi Biden-Putin do të mbahet në këtë vilë luksoze në Gjenevë
Këtë njoftim e ka bërë sot Departamenti i jashtëm, duke konfirmuar përgatitjet e vilës që ishin të dukshme prej disa ditësh
Më 16 qershor, krerët e shteteve të SHBA-së dhe Rusisë do të takohen në Zvicër. Takimi do të mbahet në vilën madhështore “La Grange” në Liqenin e Gjenevës.
Kjo vilë madhështore daton nga shekulli i 18-të. Ajo është e vendosur në një kodër, dhe nga tarraca ka një pamje të papenguar mbi liqenin e Gjenevës, përmes parkut dhe livadhit me pemë të vjetra, shkruan 20minuten.ch.
Këtë njoftim e ka bërë sot Departamenti i jashtëm, duke konfirmuar përgatitjet e vilës që ishin të dukshme prej disa ditësh.
Ushtria dhe policia kishin rrethuar hyrjet në park që nag e marta. Punëtorët kanë ngritur një rrethojë të lartë metali rreth murit të parkut, me lartësi afërsisht dy metra, transmeton albinfo.ch.
Në portën e mbyllur të hyrjes, e cila ruhej nga policia, është vendosur një tabelë ku mund të lexohet: “Për shkak të një rasti të veçantë, parku është i mbyllur për publikun nga e marta, 8 qershor deri më 18 qershor.”
Shtëpia është e mbyllur gjatë pjesës më të madhe të vitit. Qyteti i Gjenevës rrallë e përdor atë për raste përfaqësuese.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?










