Bota
Takimi i dytë Trump-Kim Jong-un, besohet në suksesin e bisedimeve
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u përshëndetën me njëri-tjetrin, ndërsa filluan samitin dyditor në Vietnam për të diskutuar çështjen e arsenalit bërthamor dhe programeve raketore të Koresë së Veriut.
Të dy udhëheqësit i shtrënguan duart dhe u buzëqeshën përpara një takimi 20 minutësh, pas të cilit do të zhvillojnë një darkë të përbashkët me pjesëmarrjen e delegacioneve të të dyja vendeve.
Presidenti Trump u tha gazetarëve se ai mendon që bisedimet do të jenë shumë të suksesshme dhe se nuk do të “zbrapset nga çështja e denuklearizimit”.
Ndërkaq udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, u shpreh i sigurt “se këtë herë do të arrihet një rezultat, i cili do të mirëpritet nga të gjithë njerëzit”, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Ky është takimi i dytë midis Trump dhe Kim Jong –un. Samiti i tyre i parë, i mbajtur në Singapor në qershor të 2018-ës, u quajt historik, pasi ishte hera e parë që një presidenti i SHBA-së takohet me një udhëheqës të Koresë së Veriut.
Para udhëtimin në Vietnam, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se me “denuklearizimin e plotë, Koreja e Veriut do të bëhet shpejt një superfuqi ekonomike dhe se udhëheqësi Kim Jong-un do të marrë një vendim të mençur”.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? Bashkimi Evropian ka vendosur që paketat me vlerë nën 150 euro, të importuara nga jashtë BE-së,... -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar












