Lajme
Takimi i ministrave të jashtëm të BE-së: Diskutohet për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian në takimin e sotëm që po zhvillohet në Bruksel, po diskutojnë për pauzat humanitare dhe armëpushimet në luftën mes Izraelit dhe Hamasit.
“Në këtë deklaratë të 27 vendeve, ne kërkojmë pauza të menjëhershme. Po e them në shumës. Jo një të vetme, por disa pauza”, ka thënë para fillimit të bisedimeve, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Tutje, sipas tij, këto pauza të menjëhershme dhe korridore humanitare duhet të krijohen për të përballuar situatën e rëndë të njerëzve në Gaza.
“Ne i kërkojmë Izraelit të tregojë përmbajtje maksimale për të shpëtuar jetët e civilëve. Ne dënojmë përdorimin nga Hamasi të njerëzve dhe spitaleve si mburoja, por edhe shprehim shqetësimin tonë për situatën e rëndë të spitaleve që po preken rëndë nga bombardimet”, ka shtuar tutje ai.
E-Diaspora
-
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare E reja me origjinë shqiptare është zyrtarisht kandidate në konkursin prestigjioz të bukurisë në Belgjikë, duke... -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit -
Numërimi i votave të para nga diaspora ia shton një ulëse VV-së
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të imponojë gjuhën e dytë kombëtare në shkollat fillore Të gjithë nxënësit e shkollave fillore në Zvicër duhet të mësojnë një gjuhë të dytë kombëtare.... -
Swissaid ndihmoi 300,000 njerëz në mbarë botën në vitin 2025 -
Thatësira vazhdon në Zvicër pavarësisht shirave -
Zviceranët blejnë më pak televizorë të rinj për Kupën e Botës sesa në të kaluarën -
CNN: Marrëveshja SHBA–Iran mund të nënshkruhet të dielën në Gjenevë











