Bota
Takimi Trump-Zelensky në Davos: Presidenti amerikan kërkon përfundimin e luftës
Trump u tha gazetarëve se beson se pati “një takim të mirë me Zelenskyn”, ndërsa një këshilltar i presidentit ukrainas foli gjithashtu për “bisedime të mira”
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u takua me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky në Davos. Sipas Shtëpisë së Bardhë dhe presidencës ukrainase, takimi mes dy liderëve zgjati rreth një orë.
Axios raporton se presidenti amerikan deklaroi se “lufta në Ukrainë duhet të përfundojë, po vriten shumë njerëz, kryesisht ushtarë”.
Trump u tha gazetarëve se beson se pati “një takim të mirë me Zelenskyn”, ndërsa një këshilltar i presidentit ukrainas foli gjithashtu për “bisedime të mira”, transmeton albinfo.ch.
Presidenti ukrainas mbërriti sot në Davos, ndërsa deri dje takimi me Trumpin nuk ishte konfirmuar përfundimisht. Sipas deklaratave të mëparshme të Zelenskyt, në qendër të bisedimeve pritet të jetë “marrëveshja e prosperitetit” mes Kievit dhe Uashingtonit për Ukrainën e pasluftës.
Më herët gjatë ditës, Trump, duke iu referuar agjendës ndërkombëtare, përsëriti retorikën e tij për përfundimin e luftërave, duke thënë se “kemi paqe në Lindjen e Mesme” dhe se “kemi zgjidhur tetë luftëra”, duke vlerësuar se “një tjetër zgjidhje e konfliktit po vjen së shpejti”, në lidhje me luftën në Ukrainë.
Siç u shpreh ai, ky ishte një konflikt që “mendova se do të ishte i lehtë”, por që “rezultoi ndoshta më i vështiri”.
Vlen të theksohet se më vonë sot, Jared Kushner dhe Steve Witkoff do të udhëtojnë drejt Moskës për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin.
E-Diaspora
-
Davos
Kurti në Davos promovon Kosovën si partner të besueshëm për investime Nga Davosi, Kurti fton investitorët: Kosova në rritje të qëndrueshme ekonomike... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Një shqiptar në krye të Komisionit Suprem për Barazi dhe Integrim Shoqëror në Gjermani -
Një shqiptare në mesin e 10 grave më të spikatura botërore në sektorin e energjisë -
Gjermani
Hapet shkolla shqipe në Heppenheim të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Aktorja Ursula Andress thotë se është grabitur për 18 milionë franga Aktorja legjendare e ekranit Ursula Andress beson se është grabitur. Gati gjashtë muaj pas vdekjes së... -
Kostot e infrastrukturës zvicerane të F-35 tejkalojnë buxhetin -
Eurodeputetët bllokojnë lëvizjen për të ulur kompensimin e pasagjerëve për vonesat e fluturimeve në Evropë -
Italia planifikon zonë ekonomike të veçantë për punëtorët që kalojnë në Zvicër -
Tramvajet në qendër të Baselit jashtë funksionit për 10 javë














