Sport
Tarashaj më i mirë se Shaqiri
Trajneri i Grasshopper Zurich, Pierluigi Tami ka thënë se Shani Tarashaj është më i mirë se Xherdan Shaqiri para golit. Tarashaj do t’i bashkohet Evertonit gjatë verës pasi skuadra angleze pagoi 3 milionë funte për të.
“Ndoshta Tarashaj ka më pak teknikë se Shaqiri, por ai sigurisht se është më i mirë para golit. Shani është shumë i mirë në driblime dhe një kundër një. Sa herë që ndodhet në zonë, mundohet të shënojë”, ka thënë Tami për “Liverpoolecho.co.uk”, përcjell albinfo.ch.
Tarashaj disa ditë më parë kaloi edhe testet mjekësore në Everton, kurse do t’i bashkohet skuadrës angleze gjatë verës.
“Mendoj se dëshpërimi nuk është fjala e duhur. Superliga e Zvicrës njihet si një ligë stërvitëse. Transferimi i Tarashajt është një dëshmi për punën që po bëjmë me lojtarët e rinj. Shani është shumë i rëndësishëm për ne, por jam i lumtur për të. Everton është një skuadër shumë e mirë dhe një hap fantastik në karrierën e Tarashajt”, theksoi Tami.
E-Diaspora
-
Të rrëfehesh në gjuhën e shpirtit, pse terapia në gjuhën amtare shëron më thellë Dr. Valbone Miftari, specialiste e psikiatrisë dhe psikoterapisë FMH flet mbi traumën e migrimit, gjuhën dhe... -
Bern
Shkolla Shqipe në Ostermundigen shënon me aktivitete festive Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Hamburg
Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë në Hamburg -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Austri
Festa Kombëtare e Kosovës u festua në Linz, në Shtëpinë e Kulturës “Neue Heimat”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra shqyrton zbritjet për ilaçet më të shitura për të ulur kostot shëndetësore Parlamenti zviceran po shqyrton kufizimin e rritjes së vazhdueshme të kostove të kujdesit shëndetësor duke dhënë... -
Të rrëfehesh në gjuhën e shpirtit, pse terapia në gjuhën amtare shëron më thellë -
Shtetësi pas vdekjes: Kantoni Thurgau i jep nënshtetësi një personi të ndjerë -
Shërbimi i dërgesave Smood do të mbyllet, mbi 400 vende pune humbasin në Zvicër -
Bern
Shkolla Shqipe në Ostermundigen shënon me aktivitete festive Ditën e Pavarësisë së Kosovës













