Sport
Tarashaj më i mirë se Shaqiri
Trajneri i Grasshopper Zurich, Pierluigi Tami ka thënë se Shani Tarashaj është më i mirë se Xherdan Shaqiri para golit. Tarashaj do t’i bashkohet Evertonit gjatë verës pasi skuadra angleze pagoi 3 milionë funte për të.
“Ndoshta Tarashaj ka më pak teknikë se Shaqiri, por ai sigurisht se është më i mirë para golit. Shani është shumë i mirë në driblime dhe një kundër një. Sa herë që ndodhet në zonë, mundohet të shënojë”, ka thënë Tami për “Liverpoolecho.co.uk”, përcjell albinfo.ch.
Tarashaj disa ditë më parë kaloi edhe testet mjekësore në Everton, kurse do t’i bashkohet skuadrës angleze gjatë verës.
“Mendoj se dëshpërimi nuk është fjala e duhur. Superliga e Zvicrës njihet si një ligë stërvitëse. Transferimi i Tarashajt është një dëshmi për punën që po bëjmë me lojtarët e rinj. Shani është shumë i rëndësishëm për ne, por jam i lumtur për të. Everton është një skuadër shumë e mirë dhe një hap fantastik në karrierën e Tarashajt”, theksoi Tami.
E-Diaspora
-
“Mëngjesi i Vëllazërimit” në Samitin e Diasporës, Hoxha: Trashëgimia shpirtërore është themeli i unitetit kombëtar Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, vlerësoi harmoninë fetare si një nga shtyllat... -
Hoxha takon Këshillin Koordinues të Diasporës, fokus bashkëpunimi për “Shqipëria 2030” -
Sot dita e tretë e Samitit të Diasporës, ja çfarë përfshin agjenda -
“Zërat e Diasporës” panel i veçantë në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare -
Aktorja shqiptare Lyra Xhoci pjesë e një seriali në Netflix
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut vazhdon të rritet Gjatë marsit është shënuar rritje prej 4.9 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit... -
Tragjedi në Ticino: 50-vjeçari humb jetën në aksident gjatë punës në pyll -
A duhet Zvicra të ulë taksën e benzinës dhe naftës? -
Pse gjykata në Cyrih anuloi lejen e ndërtimit për McDonald’s? -
Zvicër: Vetëm 34 për qind e banorëve jetojnë në shtëpitë e tyre













