Sport
Tarashaj, ylli shqiptar që po shkëlqen në Zvicër
Shani Tarashaj është shndërruar në një yll të padiskutueshëm në kampionatin zviceran. 20 vjeçari nga Prizreni për tri ndeshje të sezonit të ri, ka shënuar tre gola, ku edhe kryeson tabelën si golashënuesi më i mirë deri më tash. Gazeta zvicerane basellandschaftlichezeitung, i ka kushtuar një artikull të gjatë duke folur për karrierën dhe jetën e djaloshit që po mahnit gjithë publikun dhe mediat zvicerane, transmeton “albinfo.ch.
Është e enjte pasdite, dielli shndrit nga qielli, kur Tarashaj në Campusin e Grasshoppers-it flet për fillimin e bujshëm të sezonit të ri në kampionatin zviceran. Tre gola për tri lojë, edhe më impozante është, që atij i janë dashtur vetëm tri gjuajtje që i bën edhe më mbresëlënëse statistikat e ligës. Kuotat e golave të tij janë 100 për qind! “E vërtetë”, thotë ai dhe qesh. “Ndjenjë më të mirë se kur shënova golat në derbi javën e kaluar, nuk kam pasur asnjëherë!
Paraqitjet e e mrekullueshme të Tarashajt deri më tash tregojnë për potencialin e lojtarit që mund të jetë një yll i këtij sezoni. Por kjo ngritje e shpejtë në karrierë mund t`i sjellë edhe rreziqe dhe këtë e di edhe trajneri i Grasshoppersit, Pierluigi Tami. “Ashtu sikur ngritesh shpejt, edhe mund të rrëzohesh shpejt. Ai duhet të jetë i vetëdishëm. Më parë ai është shikuar vetëm si një “djalosh”, por tani pritjet nga ai janë rritur. Dhe pyetja është: Sa është ai i uritur për të shfaqur talentin e tij në secilën ndeshje?”, thotë trajneri për basellandschaftlichezeitung.
Si i vogël simpatizonte Ronaldon
Në muajin shkurt, Tarashaj mbushi 20 vjet. Ai është i lindur në Cyrih. Prindërit e tij kanë prejardhje nga Kosova, nga Prizreni. Shaniu është rritur bashkë me katër motrat e tij. Tri motrat janë më të vjetra, njëra më e vogël se ai. Kur ishte i vogël, ai simpatizonte Ronaldon. “Jo Kristiano Ronaldon, por brazilianin”, potencon ai. Edhe frizuren trekëndëshe me gjysmë tullace të legjendarit e ka kopjuar nga ai. Karrierën e tij futbollistike e filloi në Hausen. “Për mua gjithçka ishte vetëm futbolli. Mësimi më ka interesuar shumë pak”, kujton ai. Kur Tarashaj ishte 11 vjeçar, shpërngulet familja e tij për në Adliswil. Tarashaj transferohet tek ekipi Red Star.
Në vitin 2008 pionierët e Red Star luajnë një ndeshje miqësore kundër Graschoperit. Rezultati 5:1 për Red Star, të pesë golat e shënuar nga Shani Tarashaj. “Pas lojë, nuk shkoi shumë gjatë dhe mora një telefonatë nga Grasshoppersi për të marrë pjesë në trajnime provuese.”, tregon ai. Ai shkon në trajnim. “Pas 15 minutave më thërrasin në zyre. Mendova: Çfarë po ndodh? Unë dua akoma të trajnohem. Në Grasshoppers më shpjeguan se ata më duan menjëherë të jem pjesë e ekipit të tyre”. Kjo është koha e fillimit të Tarashajt në Grasshoppers.
Karriera e tij vazhdon duke u ngjitur në lartësi. Ai luan në çdo përzgjedhje, gjithashtu edhe me përfaqësuesen zvicerane. Kuotat e shënimit të tij janë gjithmonë të shkëlqyera. Në dimër të vitit 2013 ai trajnohet për herë të parë nën urdhrat e trajnerit të GC-së, Ulli Forte. Kjo është fillimi i kohës më të vështirë në karrierën e tij. “Unë erdha në një ekip madhështor. Deri atëherë në ekipet më të vogla unë luaja në secilën ndeshje. Dhe pastaj befasisht unë isha vetëm si zëvendësues. Nuk ishte e lehtë, gjithmonë me qenë i durueshëm, gjithmonë i gatshëm dhe asnjëherë mos me heq dorë”, thotë ai.
Në urdhrat e trajnerit të ri Tami, vjen edhe momenti për Tarashajn. Tami ishte ai që e solli Shaniun në përfaqësuesen zvicerane U21. Në debutimin e Tarashajt kundër Letonisë 7:1, ai shënoi një gol dhe katër asistime. Ishte e habitshme se sa shpejt Tarashaj gjendej para portës kundërshtare. “Babai im gjithmonë më thoshte: “Kur të futesh në zonën kundërshtare, vetëm shikoje portën dhe gjuaj për në gol”, thotë Tarashaj, transmeton albinfo.ch
Kualitetet
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











