Maqedonia
Taravari për formimin e Qeverisë: Deri të premten pritet të arrihet marrëveshja finale
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe një ndër liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari ka ddeklaruar se javen e ardhshme pritet të përfundojnë negociatat për formimin e Qeverisë.
“Unë besoj se javën e ardhshme do të përfundojnë negociatat. Ekipet punojnë intensivisht për programin qeveritar, por njëkohësisht besoj se prej ditës së hënë do të fillojë edhe ndarja e resoreve”, ka thënë ai.
Tutje ai është shprehur optimist se deri të premten do të arrihet marrëveshja finale për formimin e Qeverisë.
“Tash për tash është një atmosferë shumë pozitive, ka kuptueshmëri nga të dyja anët dhe unë jam shumë optimist se deri të premten, do ta kemi marrëveshjen finale për qeverisjen e ardhshme”, ka deklaruar ai.
Sa i përket zhvillimeve në Gjykatën Administrative për sjelljen e vendimit për rivotim, Taravari ka thënë se kryetari i Gjykatës Administrative ushtron presion ndaj gjyqtarëve.
“Nga mëngjesi kam informata se ka presion të jashtëzakonshëm prej kryetarit të Gjykatës Administrative, i cili ushtron presion ndaj gjykatësve të cilët duhet ta punojnë lëndën për rivotim. Uroj dhe shpresoj se gjykatësi ta mendon se gjykatësi mund të ketë përgjegjësi për të gjithë, duke përfshirë edhe gjykatësin në qoftë se vazhdojnë të ushtrojnë presion. BDI është mësuar që ta ketë gjykatën e vete dhe nën kontroll të vet, dhe çdo gjë, si të vendosin në Reçicë ashtu të sillet vendim edhe gjykatësi. Besoj se kryetari i gjykatës duhet ta mendojë se pas 15 qershorit do të ketë Qeveri të re dhe nuk është normale që të bëhet presion ndaj gjykatësve për sjelljen e vendimit”, ka thënë ndër të tjera ai.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar









