Lajme
Targat KS lëshohen brenda muajit
Targat KS, do të rilëshohen në qarkullim pa u bërë një vit i plotë prej kur në të rejat u vendosën inicialet e Republikës së Kosovës. Ato do t’u lëshohen serbëve, por edhe disa shqiptarëve.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se janë në finalizim përgatitjet për të prodhuar këto targa, ashtu siç parasheh marrëveshja e korrikut e arritur ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe për lirinë e qarkullimit ndërmjet të dyja vendeve. Për targat KS ka thënë se do të lëshohen brenda muajit, rasporton Koha Ditore.
Me targat që janë zëvendësuar në dhjetorin e vitit të kaluar me ato RKS, nuk do të mund të pajisen veturat e secilit pasagjer që shpreh dëshirën për t’i pasur.
Për të mos i bërë krejt njëetnike, do t’iu lëshohen edhe disa shqiptarëve.
Megjithëkëtë, kërkesës për t’u pajisur me to duhet bashkëngjitur argumente të forta për nevojën se iu duhet të vozisin me automjet në Serbi.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











