Shkurt.ch
Tash edhe komiteti kundër ndalimit të burkas!
Në komitetin e kryesuar nga deputeti Andrea Caroni i FDP-së janë të përfaqësuara të gjitha partitë e spektrit politik të Zvicrës, madje edhe SVP-ja!
Dje, edhe zyratrisht është përmbushur kushti (janë siguruar nënshkrimet) për mbajtjen e referendumit mbi iniciativën për ndalimin e mbulesës së plotë të grave myslimane, të njohur me emrin „burka“. Siç ka shkruar tashmë edhe albinfo.ch, mbrapa inciativës për votimin në fjalë qëndronte „Komiteti i Egerkingenit“, i udhëhequr nga deputeti i SVP/UDC-së, Walter Wobmann.
Vetëm një ditë pas lajmit në fjalë vjen lajmi nga taborri tjetër: deputeti nacional i FDP-së, Andrea Caroni ka krijuar një komitet që e lufton pikërisht këtë: ndalimin e burkas. Në komitetin e tij janë të përfaqësuara të gjitha partitë e spektrit politik të Zvicrës, madje edhe SVP-ja! Përveç Caronit, në komitetjanë edhe deputeti i SP-süe Hans Stöckli, deputetja e CVP-së Barfbara Schmid-Federer, dhe ai i SVP-së, Claudio Zanetti.
Caroni, siç ka theksuar në një intervistë dhënë gazetës „Le temps“, këtë iniciativë e ka marrë nisur nga bindjet e tij liberale. „Nuk është detyrë e shtetit që t`ua caktojë qytetarëve se çfarë do të veshin ata. Veç kësaj, një ligj i tillë ndalues do të sillte më tepër byrokraci dhe do të kufizonte liritë individuale si dhe sferën private të njerëzve. Bartësit e iniciativës për ndalimin e burkas po e luajnë lojën e ekstremistëve“ ka thënë Caroni, transmeton albinfo.ch. Ashtu sikurse ekstremistët (islamikë) edhe këta (iniciatorët) janë të interesuar vetëm për të nxitur tensione, duke keqpërdorur për këtë qëllim simbolet.
Deputeti liberal dënon edhe hipokrizinë e iniciuesve. Sipas tij, qarqet e njohura si konservative, të cilat nuk janë mërzitur fort për barazinë në mes të meshkujve dhe femrave, përnjëherë i shohim të angazhohen për të drejta e një grushti turistesh nga shtetet arabe, përcjell albinfo.ch. Madje as argumenti i sigurisë, thotë Caroni, nuk është bindës: „deri tash në gjithë Evropën nuk ka pasur asnjë sulm terrorist nga një grua me burka“.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













