Lajme
Task Forca zvicerane kërkon që vënia e maskave të bëhet e detyrueshme
Deri më tani, në Zvicër, vetëm në rastin e demonstratave është e detyrueshme vënia e maskës. Ndërsa, në transportin publik, ajo vetëm rekomandohet
Numri i infeksioneve të përditshme me koronavirus në Zvicër ka shkuar duke nu rritur në vazhdimësi gjatë javës që shkoi. Të shtunën janë raportuar 69 infeksione të reja ndërsa sot, e dielë, 62 sosh.
Nisur nga realiteti që tregon rritje të qartë të numrit të të prekurve, Task-forca federale ka bërë thirrje që të futet detyrimi për vënie të masakve mbrojtëse në nivel vendi, shkruan srf.ch.
“Ne ju rekomandojmë të mbani maskë në transportin publik dhe kudo që gjurmimi duke përdorur SwissCovid (aplikacioni për ndjekje të gjurmëve) nuk është i mundur” ka thënë Matthias Egger, kreu i grupit të ekspertëve, për gazetën Sonntagszeitung.
Deri më tani, në Zvicër, vetëm në rastin e demonstratave është e detyrueshme vënia e maskës, transmeton albinfo.ch. Ndërsa vendosja e maskës mbrojtëse në transportin publik, vetëm rekomandohet. Rritja e fundit e numrit të infeksioneve ka aardhur për shkak të zbutjes së parafundit të masave, asaj të 6 qershorit dhe hapjes së kufirit në 15 qershor, ka shtuar Matthias Egger.
Ndërkaq, pasojat e zbutjes së ndalimit të ngjarjeve me deri në 1000 njerëz, ende nuk mund të shihen.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar















