Lajme
Task forca zvicerane: Vaksinimi i dytë të mos bëhet pas 4 por pas 6 javësh
Me një interval prej 6 javësh, gjysma e popullsisë mund të vaksinohet me të paktën njërën dozë "disa javë më parë"
Nëse njerëzve në Zvicër doza e dytë e vaksinës kundër Covid-19 u injektohet deri në gjashtë në vend të katër javëve pas së parës, kjo do të përshpejtojë fushatën e vaksinimit.
Kështu shkruan task forca shkencore federale në një prezantim të saj të publikuar sot nga mediat zvicerane.
Me një interval prej gjashtë javësh dhe me sa më pak doza të depozituara të jetë e mundur, gjysma e popullsisë mund të vaksinohet me të paktën njërën dozë “disa javë më parë” se sa në rastin e kundërt, transmetona albinfo.ch.
Kjo do të thoshte që më shumë njerëz do të merrnin dozën e parë dhe kështu do të sigurohej më shumë mbrojtje kundër koronavirusit, thonë në Task Forcën shkencore federale të Zvicrës.
Nëse ndiqet kjo logjikë, kemi një “përfitim të përgjithshëm shoqëror” prej 1.5 miliard frangash zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Kjo përbën një përfitim prej 50 milionë frangash në ditë, që do të vinte si rezultat i përshpejtimit të vaksinimit, sipas Task Forcës.
Jo vetëm intervali i zgjatur midis dy dozave mund të përshpejtojë fushatën, por edhe përdorimi sa më i shpejtë i dozave të dorëzuara, shton Task Forca në njoftimin e saj të publikuar në internet.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 Në mënyrë specifike, qiratë për qiratë e reja në apartamentet e ndërtuara rishtas ranë me 0.7... -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane











