Shkurt.ch
Tatim mbi ndihmat sociale?
Personat që jetojnë nga puna e tyre, pasi t`i kenë paguar të gjitha tatimet, shpesh dalin më keq se ata që jetojnë nga ndihmat sociale
Çështja nëse duhet të vihet tatimi mbi ndihmat sociale, është një temë që po preokupon aktualisht edhe Qeverinë Federale. Nëse vendoset që ky tatim të vihet, atëherë duhet menduar për ngritjen e minimumit ekzistencial të pataksuar.
Të dyja dhomat e parlamentit tashmë kanë nisur nga një kërkesë lidhur me këtë problematikë, shkruan 20minuten.ch.
Ajo që ka shtyrë inicimin e këtyre kërkesave është se personat që jetojnë nga puna e tyre, pasi t`i kenë paguar të gjitha tatimet, shpesh dalin më keq se ata që jetojnë nga ndihmat sociale. Në parim, nismën e ka përshëndetur edhe ministrja e financave, Eveline Widmer Schlumpf. Ajo ka premtuar se do ta shqyrtojë më hollësisht këtë çështje.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave










