Turizëm
Të ardhura rekorde nga turizmi në Shqipëri
Bilanci neto i të ardhurave nga turizmi në Shqipëri në 6 muajt e parë të vitit ishte 156 milionë euro, një nivel rekord ky i pas viteve ’90
Sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, bilanci neto i të ardhurave nga turizmi në Shqipëri në 6 muajt e parë të vitit ishte 156 milionë euro, një nivel rekord ky i pas viteve ’90.
Bilanci neto është diferenca mes parave që të huajt shpenzojnë në Shqipëri (valuta që ata sjellin), dhe atyre që shqiptarët shpenzojnë jashtë. Për 6 muajt e parë të vitit, të huajt shpenzuan 722 milionë euro, ndërsa shqiptarët jashtë lanë 567 milionë euro.
Deri në vitin 2014, ky bilanc ishte negativ, teksa shqiptarët harxhonin jashtë vendit të tyre më shumë sesa të huajt në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të dytë të 2017, eksporti i shërbimeve të udhëtimit i ka siguruar ekonomisë vendase rreth 421 milionë euro. Rritja vjetore e të ardhurave u ndikua nga rritja e numrit të vizitorëve të huaj (jo rezidentë) në vend, me rreth 10%.
Nga ana tjetër, udhëtarët rezidentë (shqiptarë dhe të huaj) kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë vendit 341 milionë euro (226 milionë euro në të parin). Në baza vjetore, numri i rezidentëve që kanë udhëtuar jashtë është rritur me 7%.
Rritja e interesit për turizmin ka bërë që sipërmarrësit të orientohen drejt ndërtimit të hoteleve me kapacitete të mëdha dhe resorteve, të cilat në një të ardhme afatmesme pritet të tërheqin më shumë turistë.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? Tre muaj pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, procesi i mbështetjes financiare për viktimat ka hyrë në... -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik












