Lajme
Kosovarët rezultojnë më së shumti pozitivë në Aeroportin e Frankfurtit
Shkalla e pozitivitetit, 6.38%, ishte më e larta te pasagjerët e kthyer nga Kosova. Testimet kanë treguar një rezultat pozitiv për 93 nga gjithsej 1,458 njerëz që kanë hyrë nga ky vend
Shumica e udhëtarëve që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Aeroportin e Frankfurtit, kanë ardhur nga Kosova. Kjo del nga statistikat e ndërmarrjes Centogene, e cila ofron testet për koronavirus në Aeroportin e Frankfurtit, shkruan DPA.
Shifrat i referohen periudhës midis 15 korrikut dhe 8 shtatorit. Janë testuar të paktën 350 njerëz nga secili prej vendeve të përfshira në vlerësim. Në përgjithësi, 0.85 përqind e 104,177 njerëzve të testuar kanë rezultuar pozitivë, transmeton albinfo.ch.
Shkalla e pozitivitetit, 6.38%, ishte më e larta te pasagjerët e kthyer nga Kosova. Testimet kanë treguar një rezultat pozitiv për 93 nga gjithsej 1,458 njerëz që kanë hyrë nga ky vend. Kosova pasohet nga Malta (4.71 për qind pozitivë nga 637 të testuar), Bosnjë-Hercegovina (3.17 për qind rezultate pozitive nga 1609 të testuar), transmeton albinfo.ch. Të ardhurit nga Shqipëria janë në vendin e gjashtë të kësaj liste (2.14 për qind pozitivë, nga 747 të testuar).
Megjithëse të kthyerit nga Spanja me 33,537 njerëz janë grupi më i madh i testuar, vetëm 0,30 për qind e udhëtarëve ishin infektuar me virusin Covid-19. Kjo e vendos Spanjën në fund të listës, përcjell albinfo.ch. Edhe më pak njerëz ishin infektuar midis atyre që mbërrinin nga Shtetet e Bashkuara (0.28 për qind e 7398 të testuarve), Britania e Madhe (0.21 për qind e 955 të testuarve), etj.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026














