Lajme
Të diplomuarit e huaj të universiteteve mund të qëndrojnë në Zvicër
Universitetet zvicerane tërheqin studentë nga e gjithë bota. Megjithatë, nëse nuk janë nga BE-ja, ata duhet të largohen nga vendi pas diplomimit, pasi kuota strikte vlejnë për shtetasit e vendeve të treta, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Kjo do të thotë se Zvicra investon për vite me radhë në arsimimin e shtetasve të huaj, por nuk nxjerr asnjë fitim më pas.
Në të njëjtën kohë, në vend ka mungesë të punëtorëve të kualifikuar, veçanërisht në fushën e informatikës, teknologjisë dhe shkencave natyrore.
Për të ndryshuar këtë prirje, Këshilli Federal dëshiron të përjashtojë nga kuotat disa të huaj nga vendet e treta që kanë marrë një diplomë master ose që janë duke bërë doktoraturë në Zvicër.
Nëse aktiviteti i tyre fitimprurës është me “interes të lartë shkencor ose ekonomik” dhe nëse ata punojnë në sektorë ku ka mungesë të personelit të kualifikuar, ata mund të jenë në gjendje të qëndrojnë në Zvicër pas diplomimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha












