Lajme
TË FALA NGA PRISHTINA! Kinemaja kosovare në Berlin
Edicioni i parë i City Film Days do të mbahet më 19-20 tetor 2024, në kinemanë Moviemento në Berlin. Ngjarja është organizuar nga October 21 e.V.
Të fala nga Prishtina, është program i filmave eksperimentalë, fiktivë dhe dokumentarë që ndërlidhen me kryeqytetin e Kosovës. Kuruar nga Blerta Haziraj, përzgjedhja prej 12 filmash portretizon qytetin dhe rrethinën përmes një reflektimi kinematografik mbi temat sociale, politike dhe historike, e po ashtu tregimet intime dhe personale.
City Film Days është seri ngjarjesh filmike e fokusuar në hapësirat urbane si vende për rrëfime kinematografike. Organizuar nga platforma jofitimprurëse October 21 e.V., City Film Days është ftesë për të eksploruar realitetin e shumanshëm të hapësirave urbane, me idenë për ta zgjeruar shkëmbimin kulturor midis Berlinit dhe komuniteteve të ndryshme të filmit, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Të Fala nga Prishtina është kënga e njohur e këngëtarit dhe aktorit Sabri Fejzullahu, e performuar për herë të parë në festivalin e muzikës Akordet e Kosovës, në 1984. Kënga është ftesë poetike për ta eksploruar qytetin e Prishtinës. Frymëzuar nga tema lirike e saj, programi i filmit me të njëjtin titull e zgjeron këtë ftesë me qëllim për ta zgjeruar të kuptuarit e shoqërisë kosovare dhe manifestimet hapësinore të saj përmes veprave kinematografike bashkëkohore.
Për dy ditë, audienca do të ketë rast të shohë veprat e kineastëve nga gjenerata të ndryshme, duke përfshirë filma artistikë dhe të shkurtër, dokumentarë, video art dhe animacion nga Kosova dhe diaspora.
Edicioni i parë i City Film Days do të mbahet më 19-20 tetor 2024, në kinemanë Moviemento në Berlin. Ngjarja është organizuar nga October 21 e.V.
Blerta Haziraj (1994) është hulumtuese dhe regjisore. Praktika e saj artistike fokusohet në arkivat e literaturës feministe në Kosovë, të cilat ajo i përdor si mjet për të eksperimentuar përmes filmit dokumentar, ekspozitave, posterave dhe fanzinave. Ajo është autore e tre filmave të shkurtër, të cilët subjekt kanë gratë në rajonet rurale të Kosovës: ‘How I Failed Documenting Male Gaze’ (2021), ‘Sytë dhe Duert e Jueja Duhet të Shihen Kudo’ (2022) si dhe ‘E Ardhmja Asht ma e Mirë, Shoqe’ (2023) i realizuar si pjesë e ekspozitës së saj “ATO” në Autostrada Biennale, 2023. Ka bashkëthemeluar Pykë/Presje, hapësirën për hulumtime arkivore, ekspozita (Manifesta 14) si dhe prodhimin e botimeve artistike dhe eksperimentale të bazuara në historitë lokale. Ajo është fituese e çmimit Prince Claus Fund, Seed Award, 2023. Për momentin është duke studiuar regji në FAMU.
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih











