Lajme
Të gjelbrit në ekspansion, shenjat e para të rënies së fuqisë së SVP-së
Në komunën Islisberg: Nga 43.4% sa ka pasur SVP ka rënë në 38.2%. Nga ana tjetër Partia e Gjelbër (GP) ka fituar mbi dyfishin në krahasim me katër vite më parë: nga 4.1% ajo tash ka 9.8% të votave
Trendi që “Vala e gjelbër” të rrisë dukshëm praninë e saj në parlament dhe pjesëmarrja e shtuar e grave janë dy karakteristikat që e bëjnë të dallohet garën për Parlamnentin e Zvicrës për të cilin po votohet sot.
Qindra aktivitete masive për ambientin, ku janë shënuar ehde rekorde pjesëmarrjeje, nuk do të mbeten pa u reflektuar në përbërjen e parlamentit, thonë njohësit e zhvillimeve të këtushme, shkruan albinfo.ch Një tendencë afërsisht të tillë, të shtimit të votuesve të dy partive të gjelöbra (GP dhe GLP) është rehgjistruar edhe në sondazhet e bëra gjatë muajve të fundit. Megjithatë, nëse do të ketë me të vërtetë një ”rrëshqitje të gjelbër” ose “rrëshqitje në të majtë”, mbetet të shihet.
Paralelisht dhe natyrshëm me këtë “rrëshqitje” parashihet një rënie e caktuar e numrit të votave për të djathtën dhe në veçanti për SVP/UDC-në, shkruan albinfo.ch. Partia ende më e madhe e Zvicrës ka qenë e vetmja që nuk ka kapur trendin e kohës, gjegjësisht nuk ka treguar ndonjë ndjeshmëri rreth temave ambientale. Prandaj llogaritet një rënie e fuqisë së saj.
Ndërkohë, rezultatet e para ndonëse simbolike, në këtë drejtim janë regjistruar në një komunë. Fjala është për komunën e vogël Islisberg të Kantonit Aargau. Atje, para orës 11 tashmë ishin numëruar të gjitha votat (në Zvicër shumica dërmuese e votave vijnë me postë shumë para ditës së zgjedhjeve) dhe është parë se SVP ka një rënie në krahasim me zgjedhjet e vitit 2015.
Nga 43.4% sa ka pasur atëherë, kjo parti në këtë komunë ka rënë në 38.2%. nga ana tjetër Partia e Gjelbër (GP) ka fituar mbi dyfishin në krahasim me katër vite më parë: nga 4.1% ajo tash ka 9.8% të votave. Edhe GLP është rritur shumë: nga 7.1% sa kishte në vitin 2015 ajo sot ka 10.2%.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit 740 projekte ndërtimi në Cyrih, qyteti publikon listën e punimeve... -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit









