Lajme
Zvicër: Pritet të hiqen të gjitha kufizimet
Alain Berset do të ishte në favor të heqjes së të gjitha masave që të enjten, duke përfshirë detyrimin për të mbajtur maskën pothuajse kudo. Por në këtë pikë të fundit ka ende pyetje
Zvicra po përgatitet për hapin e madh drejt normalitetit. Të mërkurën Këshilli Federal do të përcaktojë fazat e reja të lehtësimit dhe sipas shtypit në gjuhën fraënge do të shkojmë me një goditje drejt fundit të kufizimeve, siç parashikon varianti i parë i vënë në konsultim me kantonet. Kërkesa për certifikatën Covid për restorantet, qendrat e fitnesit dhe strukturat kulturore do të bjerë. Jo vetëm. Gjithashtu do të hiqen kufizimet për takimet private në prani të personave të pavaksinuar, përcjell albinfo.ch.
Maska, po apo jo?
Pyetjet mbeten për detyrimin e maskës. Sipas Blick, Këshilli Federal dëshiron të veprojë me kujdes. Prandaj, mjetet e mbrojtjes mund të qëndrojnë në transportin publik dhe në institucionet shëndetësore për të mbrojtur njerëzit në rrezik (gjatë konsultimit 21 kantone, përfshirë Ticino, ishin shprehur në favor të maskës në transportin publik). Në vendin e punës dhe në dyqane, si dhe në ngjarje dhe në shkolla, detyrimi mund të bjerë. Në këtë rast, Berset dëshiron t’ua lërë përgjegjësinë kantoneve. Debati në Këshillin Federal do të jetë vendimtar.
Asnjë fërkim në qeveri
Propozimi i Bersetit nuk ka hasur asnjë pengesë në qeveri, me kolegë që ishin të gatshëm t’u jepnin lamtumirë kufizimeve. Nëse Këshilli Federal vendos në favor të propozimit të Bersetit, revokimi i masave mund të hyjë në fuqi që të enjten, më 17 shkurt.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet













