Shkurt.ch
Të huajt e pasur e blejnë lejen e qëndrimit “B”
Shumë pak i njohur, një nen i Ligjit për të Huajt u mundëson të huajve të pasur që të përfitojnë nga përjashtime të veçanta, njofton albinfo.ch.
Në Zvicër, të pasurit e huaj, qoftë nga Evropa ose diku tjetër, mund të blejnë lejen e qëndrimit “B”. Jini të gatshëm të paguani një shumë prej 50.000 frangash zvicerane dhe keni një xhirollogari në bankë mjaft të madhe, atëherë ju jeni interesant për autoritetet kantonale tatimore, gjë që do t’ju mundësojë të merrni në mënyrë më të lehtë lejen e shumëçmuar, rikujton në shkrimin e saj gazeta gjermanofolëse “Aargauer Zeitung” në edicionin e saj të së premtes.
“Është e mundur të heqim dorë nga kushtet e kërkesës për pranim” në rast të “përfitimit të madh të popullsisë zvicerane”. Ky fakt është i shënuar në nenin 30, paragrafi b i Ligjit Federal për të Huajt. Logjikisht, kjo do të thotë se në qoftë se ata dëshirojnë, mund të aplikojnë për një leje C pas pesë vjetësh qëndrimi, siç kërkohet nga ligji, pra të kenë mundësi të qëndrojnë për gjithmonë në Zvicër.
Në tërësi, raporton albinfo.ch, 523 të huaj kanë përfituar nga këto kushte të veçanta në fund të vitit 2016. Ata që përfitojnë më shumë nga këto përjashtime janë rusët, me 165 përfitues, të ndjekur nga shtetasit turq (36), amerikanë (21), kanadezë (20),
brazilianë (17), serbë (16) dhe ukrainas (15).
Vetëm Appenzell dhe Solothurn nuk e kanë përdorur kurrë këtë mundësi. Ticino është kantoni që ka përdorur më së shumti këtë ligj, duke bërë 200 përjashtime, e ndjekur nga Gjeneva (91) dhe Cyrihu (41). Kantoni i Vaud-it ka tridhjetë raste të regjistruara.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











