Tematike
Të huajt nuk kryejnë më shumë vrasje se zviceranët
Sipas studimit më të fundit “të huajt nuk kryejnë më tepër vrasje brenda familjes se sa shtetasit zviceranë. Përjashtim bëjnë të huajt pa qëndrim të rregullt në Zvicër”
Vrasjet brenda familjes në Zvicër kryhen në mënyrë tipike, 3 deri 4 herë në vit nga një vrasës që të shumtën e rasteve është i gjinisë mashkullore, i cili vret të shumtën një viktimë femër dhe pas kësaj vret edhe veten. Te kjo statistikë ka arritur një ekip studiuesish nga Instituti për mjekësi sociale dhe preventive i Universitetit të Bernës, që është publikuar në revistën profesionale “Plos One”.
Studimi mbështetet në 158 raste vdekjes të shkaktuara nga delikte të vrasjes brenda familjeve në mes të viteve 1991 dhe 2009 dhe për herë të parë i merr në shqyrtim faktorët e rrezikshmërisë, shkruan gazeta “Aargauer Zeitung”.
“Ka qenë befasuese mosgjetja e lidhjes në mes te profesionit dhe shtresës sociale sa i përket vrasjeve”, ka thënë Matthias Egger, përgjegjësi i studimit për agjencinë sda. Nuk luan rol nëse behet fjalë për punëtorë ose për profesorë.
Dhe, një përfundim tjetër interesant që e ka sjellë studimi është se “të huajt nuk kryejnë më tepër vrasje se sa shtetasit zviceranë. Përjashtim nga ky rregull bëjnë ata të huaj që nuk kanë qëndrim të rregullt në Zvicër.
Faktori më i madh i rrezikut sa u përket vrasjeve, shkruan “Aargauer Zeitung”, janë rrethanat e jetës me stres, si mungesa e qëndrimit të rregulluar, kushtet e këqija të banimit de problemet në mesin e çifteve,
Meshkujt e shkurorëzuar kanë qenë më shpesh vrasës se sa të martuarit, ndërsa personat jo religjiozë më shesh se besimtarët katolikë. Prania e fëmijëve në shtëpi nuk ka ndonjë ndikim në vrasjet ashtu sikurse as ambienti urban ose rural.
Në 80 % të vrasjeve janë përdorur armë zjarri. Për këtë arsye udhëheqësit e studimit shprehen qartë për kufizimin e posedimit të armëve. “Jam i bindur se një ose dy tragjedi familjare në vit do të evitoheshin në këtë mënyrë”, ka thënë Egger.
Udhëheqësit e studimit kanë konstatuar se numri i vrasjeve në familje është në Zvicër i lartë në krahasim me mesataren evropiane, ndërkohë që mesatarja e vrasjeve në përgjithësi është më e ulët.
60% të vrasjeve në Zvicër janë kryer në rrethin familjar, ndërsa 28% të familjeve zvicerane posedojnë arë zjarri.
Ky studim është i pari në botë që merret me këtë lloj specifik të vrasjes siç është vrasja brenda familjes.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor










