Fun
Të huajt prodhojnë të mira në vlerë prej 127 miliardë €
Të huajt që punojnë në Itali prodhojnë të mira në vlerë prej 127 miliardë euro. Kontributi ekonomik i imigracionit përkthehet në thuajse 11 miliardë kontribute shoqërore të paguara çdo vit, në 7 miliardë tatime mbi të ardhurat, IRPEF, në më se 550 mijë sipërmarrje të huajsh që prodhojnë çdo vit 96 miliardë vlerë të shtuar. […]
Të huajt që punojnë në Itali prodhojnë të mira në vlerë prej 127 miliardë euro. Kontributi ekonomik i imigracionit përkthehet në thuajse 11 miliardë kontribute shoqërore të paguara çdo vit, në 7 miliardë tatime mbi të ardhurat, IRPEF, në më se 550 mijë sipërmarrje të huajsh që prodhojnë çdo vit 96 miliardë vlerë të shtuar. Nga ana tjetër, shpenzimet publike që u destinohen imigrantëve janë vetëm sa 2% e shpenzimeve publike në Itali (15 miliardë, shumë më pak se 270 miliardë që shkojnë për pensionet, për shembull).
Për të ruajtur përfitimet aktuale edhe në të ardhmen, do të jetë e nevojshme të rritet produktiviteti i të huajve, të mos shkojnë drejt profesioneve me kualifikim të ulët.
Këto janë rezultatet kryesore të paraqitura ga Fondacioni Leone Moressa në edicionin e gjashtë të raportit vjetor mbi ekonominë e imigracionit, të publikuar me kontributin e CGIA të Mestrës dhe nën kujdesin e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Edicioni 2016 i raportit, “Impakti ekonomik i imigracionit” përqendrohet në kontributin e punës së të huajve në arkat e shtetit, përcjell albinfo.ch.
Në Itali imigracioni është gjithnjë e më i rëndësishëm. Nga pikëpamja demografike, në vitin 2015, italianët në moshë pune përbëjnë 63,2% të popullsisë, ndërsa mes të huajve arrihet 78,1%. Nga pikëpamja ekonomike, vlera e shtuar e krijuar prej imigrantëve në vitin 2015 është 127 miliardë.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena












