Integrimi
Të huajt që nuk janë nga BE, të padëshiruar në shitore
Ajo që në shikim të parë mund të duket si respektim tepër zemërgjerë i gjuhëve të të huajve, është në fakt shprehje diskriminimi ndaj tyre
“Qytetarët e BE-së janë të mirëspritur”. Me këto fjalë i përshëndet klientët e tij pronari i një qendre tregtare në lokalitetin Bramsche të landit gjerman Niedersachsen. Këtë tekst ai e ka shkruar madje në pesë gjuhë, mes tyre edhe në shqp, serbisht, persisht dhe arabisht! Ajo që në shikim të parë mund të duket si respektim tepër zemërgjerë i gjuhëve të të huajve, është ne fakt shprehje diskriminimi ndaj tyre.
Lokaliteti ku qëndron ky lokal është ka një qendër të azilit, dhe, sipas kritikëve të pronarit të lokalit, fjalët “mirëpritëse” u janë drejtuar pikërisht banorëve të asaj qendre, në gjuhët e tyre amtare. Me fjalë tjera, ai nuk i mirëpret në dyqanin e tij askënd që flet gjuhët në fjalë.
Siç mund të shihet në fotografi, gjuha shqipe është përdorur madje “me përparësi”, me shkronja “bold” dhe pa asnjë gabim drejtshkrimor!
Në një raport televiziv që ka realizuar NDR, bëhet fjalë për një “skenë bizare”. Në hyrje të shitores qëndrojnë vigjilent dy roje. Ata thonë se ka dhjetë ditë që kanë filluar punën në atë vend, ndërsa pyetjeve tjera nuk duan tu përgjigjen.
Në emision flet edhe udhëheqësi i qendrës së azilit, në të cilën janë vendosur kryesisht njerëz nga Serbia dhe Mali i Zi, Conrad Bramm. “Siç më tha shefi i sigurimit të qendrës tregtare, ata kanë urdhër të mos lejojnë hyrjen e banorëve tanë”. Sipas tij, ndërmarrja ka reaguar kështu ndaj shpeshtimit të vjedhjeve në këtë qendër. Por, sipas televizionit, policia vendore nuk ka konfirmuar ndonjë shtim të numrit të vjedhjeve, shkruan ndr.de.
Sidoqoftë, Bramm e konsideron veprimin e qendrës tregtare si “shumë diskriminues”. Ministri i brendshëm i landit Niedersachsen, Boris Pistorius e quan “të turpshme” këtë që ka ndodhur dhe të palejueshëm diskriminimin e bërë. Ndërsa deputetja e gjelbër, Filiz Polat e sheh këtë si shkelje kundër parimit bazë të barazisë në mes të njerëzve.
Ndërkohë, pas shtimit të kritikave, pronarët e kanë hequr afishen, por ata nuk duan të flasin për televizionin në lidhje me veprimin e tyre.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











