Tematike
Të huajt me vizën “F” nuk fitojnë të drejtat e premtuara
Sipas komisionit të senatit “një veprim i tillë do të ishte një joshje, nje lloj oferte që në Zvicër të vijnë edhe më shumë të huaj, të cilët, për më tepër, as nuk janë refugjatë”
Nga mesi i vitit të kaluar, në Dhomë Nacionale qe votuar që statusi i qëndrimit të përkohshëm (Viza F) të ndryshohej, gjegjësisht të zbutej “përkohësia” e tij dhe njëkohësisht t`i ndryshohej emri, shkruan srf.ch.
Siç dihet, statusi “F” është tregues se personi që e bart atë, aktualisht, për shkaqe ligjore nuk mund të dëbohet nga Zvicra. Por ai po ashtu ka më pak të drejta në krahasim me personat me status të njohur të azilit, shkruan albinfo.ch. Një ndër kufizimet të cilave u nënshtrohen personat me “F” ka qenë detyrimi që të mos lëshojnë kantonin, për punë dhe për banim.
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës, në verën e vitit të kaluar kishte kërkuar që statusi i përkohshëm të avancohej, duke u dhënë bartësve të tij disa të drejta më shumë. Kështu, personat me këtë status, duhej të fitonin të drejtën për të sjellë më lehtë familjarët e tyre në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Po ashtu ata duhej të fitonin garancinë se mund të qëndrojnë në Zvicër për kohë të pakufizuar dhe do të merrnin më shumë ndihmë për të gjetur punë.
Por, për komisionin përgatitor të dhomës tjetër, asaj të kantoneve (Senatit), këto të drejta shkojnë tepër larg. Kështu, kryesuesi i këtij komisioni, Philipp Müller nga FDP/PLR ka thënë se “një veprim i tillë do të ishte një joshje, nje lloj oferte që në Zvicër të vijnë edhe më shumë të huaj, të cilët, për më tepër, as nuk janë refugjatë”.
Në këtë mënyrë, avancimit të paralajmëruar, praktikisht i është mbyllur rruga. Ajo që megjithatë ka mbetur nga reforma në fjalë, është përmbledhur në vetëm dy pika.
Müller dhe kolegët e tij nga komisioni për politika shtetërore kanë vendosur që personat me status F në të ardhmen ta ndërrojnë në mënyrë më të lehtë kantonin, në rastet kur gjejnë punë në një kanton tjetër. Pika e dytë është që statusi F të mos quhet më status i “qëndrimit të përkoshhëm”, pasi që ky emërtim i tmeron punëdhënësit, transmeton albinfo.ch. Emërtimi “i përkohshëm”, në veshët e tyre sinjalizon sikur personi që bart këtë emërtim, do të detyrohet të lëshojë menjëherë Zvicrën.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












