E-Diaspora
Të huajt, Zvicra i sheh gjithnjë e më pozitivisht
33 për qind e adoleshentëve kanë një marrëdhënie harmonike me të huajt, krahasuar me 11 për qind tetë ite më parë. Gjithnjë e më shumë, emigracioni i lartë po shihet pozitiv.
Rezultatet e Barometrit Rinor të CS tregojnë se të rinjtë zviceranë, të huajt dhe refugjatët në Zvicër, shumë më pak i perceptojnë si një problem sesa vetëm disa vite më parë. Që nga viti 2015, numri i të rinjve që e konsiderojnë migracionin si një problem të rëndësishëm ka rënë nga mbi 50, në 29 për qind. Në krizën e refugjatëve, rëndësia e temës ishte ngritur shkurtimisht në 2015 dhe 2016, por ra përsëri në 2018 në nivelet e para krizës. Në vend të kësaj, të rinjtë më tepër shqetësohen për pensionin e tyre. Në 53 për qind, dalja në pension është deri tani problemi më i theksuar, shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.
Përveç kësaj, emigracioni po bëhet gjithnjë e më pozitiv. Në vitin 2010, vetëm 7 për qind e të anketuarve imigracionin e kanë vlerësuar si një avantazh ose një mundësi, krahasuar me 16 për qind në vitin 2018. Për 24 për qind, emigracioni nuk është aspak problem, në vitin 2010 kjo shifër ishte vetëm 14 për qind. Dhe numri i personave për të cilët numri në rritje i të huajve është një problem i madh ose shumë i madh, ka rënë nga 46, në 31 për qind.
Për Cloe Jans, bashkautorë e Barometrit Rinor të CS, ky zhvillim është befasues. “Ky është një ndryshim masiv në perceptimin e problemit brenda pak vitesh”. Shumë gjëra lidhen ndoshta me faktin se gjenerimi i imigrantëve nga Ballkani është i integruar mirë në Zvicër. “Shumë të rinj u arsimuan me persona nga Ballkani dhe ata i shihnin ato si pjesë të shoqërisë zvicerane. Në këtë rast, shkolla ka luajtur rolin e një makine të integrimit”.
Sidoqoftë, për zviceranët më të vjetër, skepticizmi është ende i lartë për shkak se mungon një përvojë e tillë integrimi. Një faktor tjetër mund të jetë media sociale. “Përmes platformave si Facebook ose Instagram, adoleshentët marrin njohuri për jetën e të tjerëve anembanë botës. Kjo nxit tolerancën dhe të kuptuarit e situatave të tjera”.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Zvicra nisë një fushatë parandaluese: kontakte të dobishme në rast dhune -
Bashkimi familjar në Gjermani: Sa ishin nga Kosova e Shqipëria -
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike -
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara
Jeta në Zvicër
-
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? Shifrat e reja kantonale tregojnë se komunat në Cyrih po mbështeten gjithnjë e më pak në... -
Qyteti i Lozanës rrit përkohësisht pritjen emergjente për të pastrehët -
Nga 1 janari, do të jetë e mundur të plotësohen boshllëqet në kontributet për shtyllën e 3-të -
Shërbimi vullnetar zviceran i transportit të njerëzve sjell 9,100 njerëz të sigurt në shtëpi -
Fishekzjarrët e Vitit të Ri janë të rrallë në Zvicër










