Shkurt.ch
Të huajve me “Vizën F” në Cyrih u ndërpriten ndihmat sociale
Ky ndryshim nënkupton që tash e tutje një azilkërkeus me status F, person i rritur nuk do të marrë më 1000 franga në emër të ndihmës sociale por vetëm 400 franga
Krahas votimeve në nivel nacional, sot në Zvicër janë zhvilluar edhe një sërë votimesh kantonale dhe komunale. Njëri ndër më të rëndësishmit ishte ai i zhvilluar në Kantonin e Cyrihut, në lidhje me ndërprerjen e ndihmave sociale për azilkërkuesit që kanë status të përkohshëm të qëndrimit ose “Vizën F”, shkruan albinfo.ch duke iu referuar mediave zvicerane.
Kështu, tash e tutje kjo kategori do të hiqet nga sistemi social i përgjithshëm dhe do të përfitojë vetëm ndihmat emergjente në kuadër të azilit.
Me terma konkretë, ky ndryshim nënkupton që tash e tutje një azilkërkeus me status F, person i rritur nuk do të marrë më 1000 franga në emër të ndihmës sociale por vetëm 400 franga.
Votimi sot është bërë për të kundërshtuar vendimin për përjashtim nga ndihmat sociale që pak kohë më parë e kishte marrë Parlamenti i Kantonit të Cyrihut. 24 komuna të kantonit nuk ishin pajtuar dhe kështu kishin ndërmarrë iniciativën e kundërshtimit.
Nga ky ndalim preken 5600 azilkërkues, shumica nga vendet si Siria, Iraku, Afganistani etj.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra është lider në kamionët e rinj elektrikë Kur bëhet fjalë për makinat elektrike, Zvicra nuk i ka arritur objektivat e saj. Por makinat... -
Zjarr masiv në Lucernë, ndërhyjnë rreth 100 zjarrfikës -
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie













