Integrimi
Të jesh prind i një adoleshenti
E ashtuquajtura Lausanne Région boton një broshurë për prindërit e adoleshentëve, në bashkëpunim me shoqatat Addictin Suisse dhe Migr'Action, të cilat i përkasin shoqatës Appartenance. Broshura në fjalë është në dispozicionin tuaj në 11 gjuhë.
Adoleshenca e fëmijës përbën një periudhë të ndryshimeve në familje. Ajo mund të jetë edhe më e vështirë në familjet e emigrantëve, ku prindërit mund të përballen me çështjet e dallimeve kulturore mes Zvicrës dhe vendit të origjinës.
Për të ndihmuar prindërit me origjinë të ndryshme, Lausanne région mori iniciativën për të përkthyer broshurat e para të frymëzuara nga “lajmet” e botuara nga Addiction Suisse në gjuhët e ndryshme që fliten në gjirin e familjeve në kantonin e Vaudit. Por ky përkthim nuk mund të bëhej kurrsesi fjalë për fjalë. Në mënyrë që mesazhi të kuptohet sa më mirë nga prindërit emigrantë, Lausanne région i është drejtuar shoqatës Appartenance, një shoqatë e cila ka për mision mirëqenien dhe pavarësimin e emigrantëve. Me këtë rast janë formuar dyshe për çdo gjuhë, me një të ri dhe një përkthyes për të biseduar temat e ndryshme (droga, alkooli, seksi…) dhe këtë, në lidhje me origjinën e tyre dhe për të sjellë shqyrtimin e çështjeve të tjera, të tilla si martesa e detyruar, rrahjet nga prindërit etj. Megjithatë, broshura nuk ka për qëllim të përcaktojë rregulla, por të sjellë njohuri vepruese dhe përgjigje shqetësimeve të prindërve.
Gjithë kjo punë e ka bërë të mundshme botimin e një broshure të përkthyer në 11 gjuhë (shqip, anglisht, arabisht, spanjisht, frëngjisht, italisht, portugalisht, serbo-kroatisht, somaleze, tamile dhe turqisht). Qëllimi i këtij doracaku është që t’u mundësojë komuniteteve të emigrantëve të kuptojnë më mirë qëndrimin e adoleshentëve, shpesh të zënë në mes të dy funksioneve të ndryshme kulturore dhe shoqërore. Qëllimi është gjithashtu të sigurojë mbështetje për prindërit e adoleshentëve, të cilët me që nuk flasin gjuhën, shpeshherë janë të varur nga fëmija i tyre për të kuptuar kulturën dhe mënyrën e të jetuarit në Zvicër. Broshura në fjalë është gjithashtu e pajisur me një serë adresash të profesionistëve në kantonin e Vaudit.
Puna e bërë në kuadrin e përkthimit të broshurës “Të jesh prind i një adoleshenti, sikur të flisnim së bashku për këtë”, u ka mundësuar gjithashtu të rinjve që të zhvillojnë njohuritë e tyre gjuhësore dhe të njohin bagazhin e tyre kulturor. Ata tani do të jenë të përfshirë në procesin e shpërndarjes së dokumentit si dhe në animacionin e bisedimeve në mesin e komuniteteve të tyre, disa prej tyre veçse kanë shprehur dëshirën e tyre për të qenë bartës të këtij projekti.
Në konferencën për shtyp, Serge Sandoz i komunës Cheseaux-sur-Lausanne, tha për albinfo.ch se puna e kryer deri tani do t’u sjellë komunave të vogla, sikur ajo për të cilën ai punon, një mjet për të ndihmuar popullatën e tyre. Sepse, duhet pasur parasysh se fatkeqësisht nuk ka mjaft shoqata për të mbuluar probleme të tilla. Një hap sikur ky jep gjithashtu një shenjë mirëkuptimi ndaj komuniteteve të huaja, me këto broshura ne u tregojmë se situata e tyra na intereson.
Broshura do të shpërndahet në 29 komuna anëtare të Lausanne région, si dhe në sekretariatin dhe në faqen e internetit të tyre (http://www.lausanneregion.ch/xml_1/internet/FR/application/d206/f830.cfm).
Nderim Salihu
E-Diaspora
-
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Krijues shqiptarë nga diaspora dhe trevat shqiptare bashkohen përmes poezisë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit











