Koronavirusi: çast pas çasti
Të kërkosh ndihmë është virtyt
Të kërkosh mbështetje të profesionistëve nuk do të thotë se je i dobët. Përkundrazi, ky hap dëshmon pjekuri individuale dhe familjare
Në realizim e sipër të një studimi mbi diasporën e Bosnjë e Hercegovinës në Zvicër, kisha veçuar një faktor me peshë që ndikonte fuqimisht në vështirësitë e rindërtimit të një jete normale të personave që kishin humbur të afërm dhe të cilëve jeta u ishte zmbrapsur përnjëherë nga lufta. Shumë nga ata, burra e gra, kishin rifilluar jetën duke menduar se e kishin lënë të keqen mbrapa. Por, në fakt, traumat e pa trajtuara nga vendi i tyre i prejardhjes, ishin kthyer dhe kishin dalë në sipërfaqe pas ca vitesh, duke u bërë një greminë e vërtetë në rindërtimin e jetës së tyre në vendet ku atyre u ishte akorduar azili, si viktima lufte. Po kjo problematikë vlen po ashtu edhe për bashkëkombësit tanë nga Kosova dhe më gjerë, që jetojnë në Zvicër dhe që kanë pësuar dhunë e trauma, por që asnjëherë nuk kanë përfituar trajtim dhe përcjellje terapeutike adekuate për tu liruar nga vuajtjet e tyre shpirtërore, veçanërisht gratë që kanë qenë të përdhunuara dhe abuzuara nga soldateska kriminele serbe.
Ky kapitull ilustron faktin se dimensioni psikologjik, respektivisht vuajtjet, depresioni por edhe pasojat e ndryshme që mund t`i shkaktojë një luftë, por edhe një krizë pandemike sikurse që jemi duke u përballuar me Covid-19 nga marsi 2020, duhet të trajtohen. Të kërkosh mbështetje të profesionistëve nuk do të thotë se je i dobët. Përkundrazi, ky hap dëshmon pjekuri individuale dhe familjare, ngase një person që kërkon mbështetje, e ndihmon veten dhe rrethin e tij, duke i kanalizuar presionet emocionale, pra jo duke i ngulfatur, ngase ato shpërthejnë në momente të caktuara pa kontroll.
Qasja ndaj profesionistëve psikiatrik dhe psikologjik nga shqiptarët merret me shumë rezervë, mosbesim por edhe frikë që shërbimi i tyre e tyre të interpretohet si dobësi apo rrëshqitje drejt çmendurisë nga rrethi i gjerë familjar apo shoqëror. Turpi dhe frika nga perceptimi i tjerëve ndikon fuqimisht në dimensione kulturore sipas të cilave i jepet rëndësi vizionit dhe kapitalit social që të tjerët iu atribuojnë. Kurse në fakt, edhe të tjerët hasin në problematika te njëjta dhe pësojnë nga frika e turpërimit apo duke fshehur vuajtjen. Ky rreth vicioz duhet të ndërpritet.
Shëndeti i mirë, qasja pozitive ndaj rrethit privat apo profesional, harmonia familjare dhe shoqërore, janë ngushtë të kushtëzuara nga shëndeti mendor i secilit. Ky i fundit ndikohet shumë nga rrethi dhe konteksti në të cilin jeton një njeri, sidomos në suaza shoqërore individualiste. Prandaj, mos hezitoni të kërkoni mbështetje nga profesionistët nëse keni simptome që burojnë nga kriza e kovid-19. Dobësi është të mohohet vuajtja, ndërsa virtyt, të kërkosh ndihmë.
Duke u nisur nga ky konstatim, platforma albinfo.ch ka kërkuar mendimet e profesionistëve shqiptarë të shëndetit mendor, në Zvicër, që të sjellin shpjegime, argumente dhe adresa se ku secili nga ne mund të gëzojë mbështetje, në gjuhën amtare dhe atë të vendit pritës.
Paçi shëndet!
- Editorial i numrit aktual të magazinës albinfo.ch që i kushtohet shëndetit mental
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? Tre muaj pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, procesi i mbështetjes financiare për viktimat ka hyrë në... -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik











